Europa

Përmbytje në Francë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në 60 qytete

franceFranca sot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 60 qytete jugore të këtij vendi, të cilat janë përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.

Qyteti i Montpellier është nën ujë, ku shumë rrugë dhe hekurudha janë përmbytur, raporton agjencia AFP.

Më shumë se katër mijë njerëz në rajonin Languedoc-Roussillon e kaluan natën në qendrat e paraburgimit dhe shkolla, ndërsa shumë njerëz janë bllokuar në aeroporte e stacione hekurudhore, transmeton Telegrafi.

Ekipet e shpëtimit kryen më shumë se 1.200 intervenime në terren, të mbështetur nga tre helikopterë.

Meteorologët parashikojnë më pak reshje gjatë ditës së sotme, gjë që ka bërë që niveli i alarmit, nga “e kuqja” të ulet në “portokalli”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button