☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.19 ▼1.19%
ARI 4,856 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,511 ▲ +0.19% ETH $2,332 ▼ -1.59% XRP $1.3620 ▼ -0.29% SOL $83.5800 ▼ -3.07%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Përmbytjet, Emergjencat apel edhe pse s’ka rrezik si në Maqedoni

Vendi ynë parashikohet të jetë i përfshirë nga reshjet deri të enjten. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi shpjegon se në disa zona do të ketë stuhi fragmentare, por kjo nuk do të thotë se mund të kemi një situatë si ajo në Maqedoni.

“Në gjithë territorin do ketë reshje, por në formë furtunash do të shfaqen në Kukës, Fier, Vlorë dhe në pjesën veri-perëndimore të vendit. Situata mund të rëndohet deri të mërkurën edhe në rajonin e Tiranës dhe Elbasanit. Këto informacione kemi paraprakisht”, deklaron Prençi.

Kreu i Emergjencave u bën apel pushuesve të tregohen të kujdesshëm sapo të konstatojnë ndryshimin e motit.

“Në zonën e bregdetit duhet të bëjnë kujdes të gjithë pushuesit, pasi reshjet mund të vijnë në formë shtrëngatash që mund të ngrenë çadrat apo objekte të tjera dhe të dëmtojnë pushuesit”, thotë Prençi.

Cilat janë dëmtimet nga reshjet e orëve të fundit? “Ka pasur dëme të vogla në bujqësi dhe shkëputje të energjisë në rajonin e Kukësit, konkretisht në komunën e Arnit, në Lekbibaj dhe në bashkinë e Kukësit”, saktëson Prençi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.