Ekonomia

Përmbytjet, ministri Cani në Dibër, njihet me situatën

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ishte të shtunën në Dibër, ku u njoh me situatën e krijuar pas reshjeve dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë kryesisht zonat verilindore dhe juglindore të vendit.

Shtabi i Emergjencave i ngritur pranë këtij qarku informoi ministrin Cani, i cili është deputet i kësaj zone, mbi situatën e krijuar dhe masat e marra për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Si rezultat i reshjeve lumi Drin pranë Gjoricës, në Bulqizë u rrit ndjeshëm dhe prurjet rrezikuan të prishin argjinaturën mbrojtëse. Por situata u mbajt nën monitorim. Ministri Cani më herët u ndal edhe në Mat për të parë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button