09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Breaking
Politika

Përpjekja e fundit, Yee takon Ramën: S’ka paketë amerikane

Takimi prej më shumë se një ore i kryeministrit Edi Rama me zv.ndihmës sekretarin Yee ka qënë përgjithësisht takim kortezie.
Yee i cili është në prag të lënies së detyrës, ka falenderuar qeveritë shqiptare për mbështetjen për kauzën e luftëtarëve mek, një çështje e ndjeshme për Uashingtonin. Burime nga takimi thonë se përtej zërave në disa media, nuk ka një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë, përtej asaj që u ofrua nga McAllister.
Zv.ndihmës sekretari Yee sipas burimeve në takim vlerësoi disponibilitetin e qeverisë për të gjetur pika takimi me opozitën, por ndërkohë u njoh me qëndrimin e kryeministrit se tashmë nuk është e mundur as shtyrja e zgjedhjeve disa javë.
Makina elektorale socialiste ka ndezur motorët ditë para 18 majit, e enjte, ditë kur fushata fillon zyrtarisht. Në të njëjtën ditë edhe Kolegji Zgjedhor jep vendimin për kërkesën e opozitës për pavlefshmërinë e afatit të regjistrimit të listave për deputetë nga maxhoranca.
Në një shenjë se kjo është pika e fundit e mbetur pa derdhur nga vota e krizës, Lulzim Basha që takon Yee rreth orës 15.00 të ditës së hënë paralajmëroi sërish gjykatësit për vendimin që duhet të japin.
Pritshmëritë e takimit të Yee, i cili pas kryeministrit takoi dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta,  janë kështu të ulëta. Ndërkombëtarët duket se janë bindur më herët se sa opinioni vendas se opozita nuk lëviz nga vendimi i saj për të mos hyrë në zgjedhje. Zgjedhje që siç tha dhe yee një ditë më herët nga Budva, për amerikanët do të jenë në çdo rast legjitime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.