Përse rrënimi i sistemit tonë monetar ndërkombëtar është i pashmangshëm?
Një prognozë me ngjyrime të errëta na shfaq së pari një historik dhe disa arsye, të cilat duket se flenë nën sipërfaqe e që pritet të sjellin shpërthime apokaliptike, si pasojë e disa gabimeve jo thjesht njerëzore të politikanëve e ekonomistëve në të shkuarën e afërt që, sipas autorit, tashmë do të na kushtojnë të gjithëve
Ngs Claus Vogt
Historia financave është e mbushur me falimentime bankash, kriza dhe inflacione. Përballë këtij sfondi, ngjarjet aktuale në dhe rreth Greqisë janë vetëm një episod i vogël në një seri që s’po merr fund të një ekonomie të keqmenaxhuar shtetërore. Për këtë arsye, zhurma për rrënimin e falimentimin e bankave në Greqi dhe para së gjithash ngjarjet politike dhe ndryshimet sociale atje, duhen ndjekur me shumë vëmendje.
Pasi kjo lojë nuk është një rast i izoluar e kurioz. Përkundrazi. Është vetëm fillimi i një radhe të gjatë dështimesh shtetërore, prej të cilave popullsia në vendet industriale në vitet e ardhshme do të mbajë frymën pezull dhe që tek e fundit do të sjellin edhe rrënimin e sistemit monetar aktual ndërkombëtar.
Përse rrënimi i sistemit tonë monetar është i pashmangshëm?
Për ta kuptuar se pse kolapsi i sistemit tonë monetar është i pashmangshëm dhe se tashmë gjendemi në fundin e fazës së fundit të këtij sistemi, ju duhet që së pari të njihni kontekstet e rrethanat që fshihen pas tyre. Produkti i Brendshëm Bruto i SHBA (GDP) në miliarda dollarë dhe borxhin e përgjithshëm të SHBA-së. Borxhi i përgjithshëm përfshin borxhet e SHBA-së, të ekonomisë dhe të buxheteve private. Ai në Amerikë kap nivelin e thuajse 60 miliardë dollarëve, ndërsa GDP-ja shkon te rreth 17 miliardë dollarë.
1971, 1987 – dy vite, kuptimin e të cilave duhet të njihni
Kjo marrëdhënie e brishtë nisi në fillim të viteve shtatëdhjetë dhe në vitet tetëdhjetë njohu një përshpejtim spektakolar. Për këtë, vendimtare janë dy aspekte:
Së pari, më 14 gusht 1971, nëpërmjet një thyerje të premtimit të ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, që solli me vete shmangien e sistemit monetar të Bretton Woods-it, çka do të thotë se deri në atë kohë lidhja e pjesshme e dollarit me arin ra poshtë. Kësisoj u ngrit më këmbë një sistem monetar plotësisht i shfrenuar, që është parakushti institucional për rritjen e pafre të nivelit të borxheve, që kanë zënë rrënjë qysh prej asaj kohe.
E dyta ndodhi më 11 gusht 1987, kur Alan Greenspan u emërua president i Bankës Qendrore Amerikane. Me këtë, ai mori përsipër një mandat, që në kohë paqeje pajiset me më shumë funksione e pushtete sesa dhe vetë presidenti i Amerikës. Në 20 vitet e mandatit të tij në atë post, ai u përpoq që mundësitë e marrjes së borxhit, që kishin kapluar sistemin e ri monetar botëror, të shfrytëzoheshin në një rreth të gjerë – pa mbajtur parasysh pasojat.
Greenspan ishte magjistari i gabuar, të cilin të gjithë e ndiqnin si të verbër
Greenspan abuzoi dhe keqmenaxhoi pozicionin e fuqishëm pra, në një mënyrë të paturpshme, në të cilën ai shtyu përpara një politikë monetare të sukseseve afatshkurtër në ekspansion. Rezultatin për SHBA-në mund ta shihni në grafikën e mëposhtme: e mbarë bota është tejmbushur tashmë me borxhe dhe gjendet e ngërthyer në kurthin e tyre, e jo vetëm Greqia.
Sapo të nisë recesioni i madh i radhës, do të merret vesh se sa e rrezikshme është situata në fakt. Pasi, nëse rrënimi i këtij sistemi joserioz monetar ndërkombëtar, në qendër të të cilit bankat qendrore luajnë një rol të qenësishëm, nuk do të mund të pengojnë dot të ndodhë edhe më keq se 2008/’09. Pasi, siç dëshmojnë arsyet e mëposhtme, gjendja aktuale është shumë më e brishtë se në atë kohë.
Pesë arsye se pse gjendja sot është më e brishtë se kurrë më parë
- Në rang botëror, borxhet kanë arritur qysh nga viti 2007 një rritje drastike, para së gjithash borxhet shtetërore.
- Procesi i përqendrimit në sektorin e bankave të mëdha ka pësuar sërish rritje dhe bankat e mëdha janë bërë më të mëdha, më të fuqishme e më të rrezikshme se kurrë më parë. Ato janë jo vetëm “too big to fail”, por edhe “too big to jail”, pra shumë të fuqishme për t’u bllokuar për paudhësitë e tyre ligjore.
- Tullumbacet aktuale spekulative janë edhe më të mëdha sesa në 2007-n dhe në 2000-shin. Për këtë arsye, edhe pasojat e shpërthimit të tyre janë më të këqija se kurrë më parë.
- Këtë herë, tregjet e obligacioneve gjenden në qendër të ekseseve. Dhe tregjet e obligacioneve janë – në aspektin ekonomik – shumë domethënëse sesa tregjet e aksioneve apo të atyre imobiliare.
- Si bankat qendrore, ashtu dhe shtetet e kanë shkundur pluhurin e tyre ndërkaq. Ata nuk mund të bëhen dot aktivë as në një terren të ngjashëm me luftëtarët afatshkurtër të krizave, siç u bënë në 2008/’09.
Si përfundim, unë besoj se:
Nëse faktikisht do të ishte e mundur të arrihej mirëqenia me një makinë që shtyp para, atëherë parajsa mbi tokë do të ishte vendosur me kohë. Dhe nëse makina që pret para do ta pengonte krizën financiare e ekonomike, atëherë nuk do të kishte pasur më kriza në këtë botë.
Marrë nga “Huffington Post”