Përse u përmend Shqipëria? Meçollari analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, bëri një përshkrim teknik të detajuar të dronit që sulmoi korvetën ruse në Libi.
Sipas Meçollarit, mjeti ka një autonomi veprimi prej rreth 800 miljesh ose 1,400 kilometrash, duke korrigjuar kështu shprehjen në milje me ekuivalentin e saktë në kilometra.
Duke shpjeguar mënyrën e funksionimit dhe pajisjet e tij, Meçollari theksoi se droni komandohet nga drejtoria e zbulimit dhe kundërzbulimit në Ukrainë përmes sistemit satelitor Starlink, i cili mundëson kontrollin e plotë të lëvizjeve në distancë të madhe.
“Është një dron i cili ka një autonomi të lartë, rreth 800 milje ose 1400 km. Është i kontrollueshëm nga qendra e kontrollit që kanë ata, drejtoria e zbulimit e kundërzbulimit që kanë në Ukrainë.
Sistemi i komunikimit është Starlink, i cili bën dhe kontrollin e të gjithë mjetit. Gjatë gjithë mjetit është i pajisur me shumë sensorë që bëhet fjalë për sensorë video termike, video të zakonshme, domethënë mund të pajiset me raketë tokë-ajër. Mban 300 kg eksploziv, që do të thotë është i mjaftueshëm për të shkatërruar një anije shumë të rëndë”, u shpreh Meçollari .
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu nëse droni mund të jetë nisur nga Shqipëria, ai u shpreh se teorikisht është e mundur, pasi distanca e goditjes hyn brenda rrezes prej 1,400 kilometrash, ku përfshihen edhe Shqipëria, Italia, Greqia, Turqia, Tunizia e Egjipti, ndërsa vendi ynë është një shtet i vogël dhe neutral ndaj konfliktit në Libi.
“Shiko teorikisht është e mundur. Pse? Sepse opsioni që do dilte apo që doli duhet të ishte brenda rrezes 1400 km dhe kjo është dhe jemi në kushtet që në këtë rreze gjendet Tunizia, Italia, mund të them Greqia, Turqia dhe Egjipti. Pra këto janë vende të cilat janë, por jo të gjitha vendet plotësojnë kushtet për t’u përmendur. Greqia është një vend i cili në fakt është në konfliktin me Ukrainën, është me Ukrainën. Kurse në konfliktin libian është me qeverinë e lindjes, pra me qeverinë që u godit anija ruse. Po të marrim Italinë, Italia nuk është një vend neutral në konflikt me Libinë, është me qeverinë perëndimore, por sidoqoftë është një vend i fuqishëm i cili në fakt nuk mund të bësh shakara të tilla, sepse s’mund të bësh shaka me Italinë dhe e fundit ngeli Shqipëria, i cili është një vend i vogël.
Ka përshkruar rreth 600 milje, 500 e ca milje derisa ka mbërritur në Bengazi. Por në fakt në Bengazi ajo nuk është se ka goditur direkt sepse ka hyrë brenda në port, ka bërë manovër për të hyrë në port. Ka qenë brenda në port, ka hyrë brenda në port, ka bërë manovër dhe pastaj ka goditur. Pra do të thotë që mjeti ka qenë plotësisht i kontrolluar. Pyetja shtrohet vetëm nga është kontrolluar, kush e ka kontrolluar.
Kush ka ndihmuar Ukrainën, kush e ka mbështetur në kryerjen e këtij operacioni, pavarësisht se veprimi i Ukrainës është i ligjshëm. Ka goditur një anije të kundërshtarit në një port jo neutral, i cili ka hyrë. E drejta ndërkombëtare të lejon të hysh në port neutral kur janë anije në luftim, por të lejon për arsye riparimi dhe deri në 72 orë. Kjo ka vajtur për furnizim, është kthyer neutraliteti i qeverisë.
Nuk është më neutrale në këtë rast, nuk është më neutrale. Dhe goditja e objektivit është e ligjshme. Thelbi qëndron që ky operacion është kryer në një distancë shumë të madhe dhe kërkon mbështetje logjistike shumë të fortë, që do të thotë një shtet apo një territor apo një organizatë e ka mbështetur dhe kush është ai shtet që e ka mbështetur? Ka humbur neutralitetin. Pra, është në luftë me Rusinë”, u shpreh ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.