Politika

Personat me aftësi të kufizuar dhe jetimët deri në 30 vjeç, përparësi për banesat me kosto të ulët

Banesa-sociale-320x272Në mbledhjen e fundit të saj, qeveria ka miratuar një vendim të rëndësishëm për shtresat që kanë përparësi për përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët. Do të jenë pikërisht familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, si dhe individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç, ata që do të kenë më shumë përparësi në marrjen e grantit për banesat me kosto të ulët. Sipas VKM-së që pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare sesionin e ardhëm parlamentar, në shtator, kompetencë për dhënien e këtyre granateve do të kenë organet e njësive vendore, të cilat gjatë hartimit të listave të përfituesve, u japin përparësi kategorive të përcaktuara, duke pikëzuar këto kategori në formatin tip të sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, për programin e banesave me kosto të ulët, dhe që shërben për klasifikimin e kërkesave për strehim nga organet e qeverisjes vendore.

Kategoritë që kanë përparësi

Vendimi i Këshillit të Ministrave, në nenin 8, ka përcaktuar kategoritë që kanë përparësi për përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët. “Familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, si më poshtë, vijon: persona me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale dhe që kanë nevojë për kujdestarë; paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, deklarohen se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha e që kanë nevojë për kujdestarë; persona me çrregullime të shëndetit mendor, që kanë nevojë për përkujdesje. Individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç”, thuhet në VKM-në e qeverisë. Duke u ndalur te këto kategori, VKM-ja sqaron në përqindje lehtësimet që ata kanë duke u bazuar edhe në të ardhurat e tyre. “Familjet që plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, përfitojnë grantin e menjëhershëm, përkatësisht, në masën: 5% të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 100-120% të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën; 10% të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 0–99% të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën; 10% të vlerës së banesës me kosto të ulët, individët me status. Në të ardhurat maksimale mujore të familjes nuk përfshihen të ardhurat e përfituara nga ndihma ekonomike”, thuhet në VKM.

Procedurat

Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat sesi këta persona do të mund të përfitojnë grantet për banesat e tyre. Do të jenë organet e njësive vendore ato që do të kenë rolin parësor në mbledhjen e kërkesave, verifikimin e tyre, si dhe më pas do të jetë ministria përgjegjëse për çështjet e strehimit si dhe vetë organet vendore ato që do të bëjnë të mundur dhënien e këtyre granteve. “Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar të çdo viti, paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje. Ministria, brenda muajit mars, planifikon në buxhetin e shtetit fondet për vitin pasardhës për grantet e menjëhershme, bazuar në kërkesat vjetore të bashkive, sa herë që zbatohen programe të banesave me kosto të ulët”, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Miratohet vendimi

Ja kush përfiton nga programet sociale të strehimit

a)Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale;

b)paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;

c)personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;

ç)personat të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button