Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.53 ▲3.3%
ARI 4,739 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,894 ▼ -1.03% ETH $2,180 ▼ -3.13% XRP $1.3315 ▼ -3.32% SOL $81.9900 ▼ -3.41%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,739 ▼0.81 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,739 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Personi i panjohur vritet në Bllok në lokalin e mikut të Vis Martinit

Tirana është tronditur këtë mbrëmje në një ngjarje të rëndë, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, me dyshimet e para se kemi të bëjmë me një atentat. Dyshime të ngritura nga vetë historiku i të përfshirëve në ngjarjen e rëndë.

Gjithcka ndodhi në një lokal në ish-Bllok, dhe paniku ishte i madh mes qytetarëve të shumtë që e frekuentojnë këtë zonë në orët e vona të mbrëmjes. Policia nuk ka bërë ende identifikimin e viktimës dhe të plagosurve por përmes një njoftimi paraprak për ngjarjen, tha se në rrethana ende të paqarta ka vdekur një person dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Mediat raportojnë se të plagosur kanë mbetur Ervis Martini dhe Redi Popesku, ndersa per viktimin burime nga policia thone se nuk eshte bere ende idenfitikimi i tij per shakk se nuk ka asnje dokument me vete

Krimi ndodhi pikërisht në lokalin e Redi Popeskut, biznesmen i njohur në Tiranë, njëherësh mik i Vis Martinit. Ky i fundit është një emër i njohur për Policinë e Tiranës për shkak të precedentëve që ka pasur. Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Së fundi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.

Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit.

36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë.

Martinaj dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.