☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.71 ▼0.17%
ARI 4,593 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,533 ▼ -0.18% ETH $2,060 ▲ +0.44% XRP $1.3236 ▼ -2.08% SOL $83.1900 ▼ -0.93%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.71 ▼0.17 % ARI 4,593 ▲0.79 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.71 ▼0.17 % ARI 4,593 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kryeartikull

Përtej shkollës “Kosova”, një krizë e madhe është në derë

Mentor Kikia

Shkolla Kosova në Tiranë, është padyshim një investim i mkreullueshëm. Moderne dhe e bukur. Ndoshta më e mira në vend. Asgjë më pak se një shkollë në Gjermani. Një pasuri për qytetin dhe qytetarët.

Por është po ashtu e vërtetë, se shumë shkolla në vend këtë vit nuk u hapën. Jo të bukura e madhështore si shkolla “Kosova”, ato ishin të heshtura. Jo sepse, ashtu siç raportonin deputetët e PD-së para dyerve të kyçura, qeveria nuk e do arsimin.

Por, sepse nuk ka nxënës mjaftueshëm për të mbajtur shkollat hapur, për të krijuar klasa. Llogaritet se këtë vit në shkolla shkuan 48 mijë fëmijë më pak. Shteti nuk mund të paguajnë mësues për 6 nxënës në klasë. Por, ata fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollat më të mëdha, rrezikojnë të dënohen me analfabetizëm.

Përse po ndodh kjo?

Në Shqipëri popullisa po bie ndjeshëm. Lindjen kanë rënë dhe të rinjtë po ikin. Për herë të parë në Shqipëri, numri i vdekjeve është më i madh se i lindjeve.

Për herë të parë në një shoqëri, që nuk ndodhet në luftë, popullisa bie e nuk rritet. Emigrantët që ikën fëmijë nuk u kthyen më, u martuan e po krijojnë familje në vende të tjera.

Të tjerë janë me pasaporta në duar për të ikur. Ritmet e plaksjes së popullisë janë të frikshme.

Një krizë e rëndë sociale është mu në derë dhe atë nuk e fsheh dot askush, sado të bëjmë sikur nuk e shikojmë.

S’ka njerëz, s’ka konsum, s’ka fuqi punëtore!

Mbyllja e shkollave këtë vit është një britmë e realitetit për të dëshmuar krizën e rënies së popullsisë. Demografët(ata pak që janë) po bërtasin. Por askush nuk dëgjon.

Kjo krizë nuk zgjidhet me një vendim qeverie, as me një investim, sado i madh të jetë.

Kjo krizë kërkon plane afatgjata!

Tani për tani, qeveria ka zgjedhur të festojë. Ndërsa opozita të akuzojnë se po mbyll shkollat qëllimisht që ti lërë njerëzit injorantë, sepse kështu i sundon më lehtë.

(Foto shoqeruese tregon femije ne Elbasan, nje shekull me pare, qe mesonin edhe ne kushtet me te mjera te mundeshme)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.