☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.48 ▲0.25%
ARI 4,449 ▼2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $67,973 ▼ -1.24% ETH $2,057 ▼ -1% XRP $1.3865 ▼ -1.74% SOL $86.3700 ▼ -0.95%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.48 ▲0.25 % ARI 4,449 ▼2.76 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.48 ▲0.25 % ARI 4,449 ▼2.76 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Përvoja kroate e rëndësishme për Kosovën në zbatimin e MSA-së

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, u takua sot me Ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç dhe sekretarin e parë Mladen Glavina, të cilët ranë dakord për një sërë takimesh me fokus të veçantë konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e MSA-së.

Zëvendësministri Ilazi ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviç për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Republika e Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e integrimit evropian.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Integrimeve, gjatë takimit zëvendësministri Ilazi diskutoi për çështje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, përgatitjet që po bëjnë institucionet e Kosovës në implementimin e MSA-së, duke theksuar që Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën kroate në zbatimin e MSA-së.

Në anën tjetër, ambasadorja Kapitanoviç ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Zëvendësministri Ilazi dhe ambasadorja Kapitanoviç u dakorduan për një sërë takimesh me fokus të veçantë konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e MSA-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.