Keshilla

Pesë rregulla për të përgatitur reçel, komposto dhe salca pa rrezikuar shëndetin

Janë gjithnjë e më të shumtë ata që zgjedhin të përgatisin reçel, komposto apo edhe salca në shtëpi. Por bota e prodhimit shtëpiak nuk është gjithnjë imune ndaj rreziqeve që mund t’i kanosen shëndetit. Ja se çfarë duhet të dini.

Në këtë periudhë të vitit, ku edhe frutat janë me bollëk, shumë amvisa zgjedhin të bëjnë vetë reçele të ndryshme, por edhe komposto e salca të shijshme, si për të kursyer para ashtu edhe për të shijuar produkte të pastra. Por bota e prodhimit shtëpiak nuk është gjithmonë e sigurt nga rreziqet që mund t’i kanosen shëndetit në përgjithësi. Përkundrazi, shpeshherë zgjidhen receta në ueb, në të cilat nuk janë të pranishme dozat e duhura të konservuesëve natyralë ose “vrapohet” pas mënyrave jo të duhura të sterilizimit të kutive apo kavanozave që do të mbajnë produktet e përgatitura për një kohë të gjatë. Rregullat e arta janë të pakta, por të rrepta e që i referohen traditës.

Sheqeri

Nën thënien për të ngrënë shëndetshëm dhe “lehtë”, preferohen edhe kompostot dhe reçelet me pak sheqer ose edhe pa këtë përbërës. Por sheqeri nëse nuk përzihet me substanca të tjera konservuese (si uthulla, vera, kripa), duhet të përdoret gjithmonë në masën e duhur. Doza e nevojshme për një marmelatë (agrumesh) është shtatëqind gramë për një kile fruta të freskëta.

Higjiena e përgatitjes

Për sa i takon anës së sigurisë, higjiena, duhet të kihet parasysh që nga gjestet më të vogla për të realizuar konservat e ndryshme, të ëmbla apo të kripura qofshin ato. Kështu që, gjëja e parë që duhet të bëni është larja e shpeshtë e duarve. Kjo mund të tingëllojë diçka e lehtë, por jo shumë shpesh zbatohet nga të gjitha amvisat ndërsa gatuajnë, duke u justifikuar me faktin se kanë shumë punë për të bërë një herësh!

Pastërtia duhet të dominojë edhe te mjetet me të cilat do të bëni reçelet, kompostot apo edhe salcat, si te thikat, enët mbajtëse, si edhe ato që do të shërbejnë për konservim. Për sa i përket materialit të parë, është e këshillueshme të lani sa më mirë frutat dhe perimet, pasi t’i keni lënë për pak minuta në ujë me sodë.

Kavanozat

Ndonjëherë çështja e kavanozave është pjesa më e vështirë. Në fakt, ekzistojnë dyshime në lidhje me higjienizimin e tyre për salca, reçele dhe komposto. Ndaj si mund të procedoni për të garantuar higjienë dhe siguri të produktit final?

Duke përdorur kavanoza dhe kapakë të rinj me përmasa të posaçme, e duke i lënë për gjysmë ore në ujë të ngrohtë. Sapo të mbaroni këtë proces, ata duhen lënë të thahen deri në perfeksion, duke u siguruar se nuk ka asnjë gjurmë lagështie si në brendësi ose nën kapak.

Si t’i mbushni kavanozat

Sapo të përgatisni lëndën e parë (fruta të bërë reçel, të prera në feta, perime të ziera ose të bëra salcë) mbushni kavanozat me produktin e dëshiruar. Por duke bërë kujdes me hapësirën mes përmbajtjes dhe kapakëve të kavanozave; ajo duhet të jetë minimale aq sa mund të krijohet një boshllëk i vogël mes tyre. Kështu që mos i mbushni kavanozat plot e përplot.

Pasterizimi dhe kontrolli i fundit

Sapo t’i keni mbushur kavanozat, këta të fundit (të mbyllur mirë më kapakë) vendosini plotësisht në ujë të ftohtë, më pas valojini. Pasi t’i keni hequr nga ena ku do t’i valoni, ata duhen kontrolluar me saktësi të përpiktë. Kapakët duhet të jetë konkavë (me vakum) dhe duke i shtypur në qendër me gishtat tuaj, nuk duhet të ndihet asnjë zhurmë apo kërcitje e tyre. Ndërkaq, ju duhet t’i hapni menjëherë ata kavanoza që shfaqin flluska nëpërmjet produktit apo rrjedhje të vogla nga kapaku dhe duhet t’i zieni sërish me kujdes; ndërkohë që duhen hedhur ata kapakë të cilët kanë deformime apo fryrje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button