☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.35 ▲0.49%
ARI 4,780 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,853 ▲ +1.37% ETH $2,190 ▲ +0.25% XRP $1.3444 ▲ +0.53% SOL $83.1400 ▲ +0.92%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.35 ▲0.49 % ARI 4,780 ▼0.79 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.35 ▲0.49 % ARI 4,780 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
10 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Petkoviç: Ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen policët, jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë

Petar Petkoviç, drejtor i ashtuquajture Zyre për Kosovën ka thënë sot se janë të tronditur me thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e tre policëve të Kosovës, gjersa theksoi se ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen ata.
Petkoviç duke komentuar situatën në Kosovë tha se serbët nga veriu do të “vendosin se çfarë dhe si do të veprojnë” në ditët në vijim.

“Jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë, në të cilat nuk e di se çfarë po kërkojnë nga Serbia për lirimin e policëve të arrestuar dhe askush nuk e përmend faktin se është e nevojshme lirimi i serbëve të pafajshëm. E shihni se çfarë hipokrizie. Nuk vendosim ne se kur do të lirohen policët, ne jemi shtet ligjor, këtë e vendos prokuroria dhe gjykata. Kjo nuk vendoset as nga ambasadat, as me ndonjë njoftim”, tha ai, duke përsëritur fjalët e Vuçiçit se Serbia është një vend serioz.

Në “konferencën e tretë të jashtëzakonshme”, e cila sipas tij, duhet të mjaftojë për të treguar seriozitetin e krizës në veri, ai ka përshkruar praninë e shtuar të forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Petkoviç më pas njoftoi se serbët nga veriu do të “vendosin se çfarë dhe si do të veprojnë” në ditët në vijim.

“Sepse kjo është e padurueshme”, deklaroi ai.

Ai pohon se ata do të sjellin “vendime për veprime e tyre të mëtejsh֝ëm dhe gjithçka që do të ndodhë në periudhën e ardhshme do të varet nga serbët”.

Petkoviç konfirmoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot do të ketë bisedime me zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.