Kronika

Peza dëshmon në Prokurori: Pasuria ime s’ka asgjë të paligjshme

Deputeti socialist, Alfred Peza ka dëshmuar mesditën e sotme përpara Prokurorisë lidhur me pasurinë e tij.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga organi i akuzës, Peza u shpreh se pasuria e tij nuk ka asgjë të paligjshme dhe se është i hapur për hetime.

Është një procedurë normale që zbatohet në të gjitha çështjet e tilla. Përsa i përket hetimit, s’dua të bëj asnjë koment, t’i lemë të bëjnë detyrën. Sa më takon personalisht, rikonfirmoj se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në pasurinë time dhe të familjarëve të mi“, u shpreh Peza.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka nisur hetimet për tre akuza ndaj deputetit socialist. Organi i akuzës ka ngritur tre akuza për Pezën si falsifikimi, deklarimi i rremë i pasurisë dhe evazioni fiskal.

Ndaj Alfred Pezës po zhvillohen dy hetime paralelisht, nga ILDKPI dhe hetimi penal që po kryhet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Hetimet ndaj Pezës nisën pasi rezulton aksioner me 1.13 miliardë lekë në një bankë private, ndërsa rroga e deklaruar si drejtues në media deri në vitin 2013.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button