☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,362 ▼1.77%
DOW 45,092 ▼1.89%
NASDAQ 20,936 ▼2.2%
NAFTA 100.40 ▲6.27%
ARI 4,540 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,976 ▼ -3.91% ETH $1,991 ▼ -3% XRP $1.3252 ▼ -1.88% SOL $82.6800 ▼ -3.58%
S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 % S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Pezullimi i sulmeve amerikane ndaj Iranit nuk qeteson tregun e karburanteve

Çmimet e naftës kane vazhduar të rriten edhe sot, me naftën e papërpunuar Brent – që u rrit sërish mbi 110 dollarë për fuçi, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se bisedimet me Teheranin po shkonin “shumë mirë” dhe se ai kishte vendosur të pezullonte sulmet ushtarake ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit – të paktën deri më 6 prill, sipas BBC.

Në të kaluarën, deklarata të tilla kanë ndihmuar në qetësimin e tregjeve.

Megjithatë, skepticizmi i tregtarëve duket se po rritet. Sipas drejtorit të investimeve në “AJ Bell”, Russ Mould – deklaratat e Uashingtonit dhe Teheranit duken sikur vijnë nga një “botë paralele”.

Presidenti Trump deklaroi se Irani kishte lejuar kalimin e “10 anijeve me naftë” nëpër Ngushtica e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një “dhuratë”.

“Për të na treguar se janë seriozë dhe të qëndrueshëm, ata thanë se do të lejonin kalimin e tetë anijeve me naftë… por në fund lejuan 10 anije”, deklaroi Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, një verifikim i të dhënave publike të gjurmimit të anijeve nga “BBC Verify” për periudhën 23–25 mars – që përkon me deklaratën e Trump – identifikoi vetëm pesë anije që transportonin naftë përmes ngushticës, asnjë prej tyre nën flamurin e Pakistanit.

Pesë anije të tjera kaluan në të njëjtën periudhë, por nuk rezultonin të transportonin naftë.

Duhet theksuar se sistemet e gjurmimit nuk kapin anijet që kalojnë pa transmetuar publikisht pozicionin e tyre.

Më herët, Garda Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi se kishte kthyer mbrapsht tre anije që kishin tentuar të kalonin përmes ngushticës, duke pretenduar se ajo ishte mbyllur për mjetet që udhëtonin drejt ose nga porte që i përkisnin aleatëve dhe mbështetësve të SHBA-së dhe Izraelit. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.