☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.54 ▼0.81%
ARI 4,835 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,863 ▼ -0.93% ETH $2,320 ▼ -2.41% XRP $1.3549 ▼ -0.91% SOL $82.9600 ▼ -3.34%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.54 ▼0.81 % ARI 4,835 ▼0.32 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.54 ▼0.81 % ARI 4,835 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pezullohet dekani i Mjekësisë

bajram-Rektori i Univeristetit të Mjekësisë ka pezulluar nga detyra dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, për abuzime me fondet e institucionit që drejton.

Një audit i cili ka përfunduar në muajin qershor ka konstatuar se dekani ka abuzuar me fondet duke shkaktuar një dëm me vlerë 55 milionë lekë. Por dekani Hysa i hedh poshtë këto akuza duke i konsideruar ato të qëllimshme.

“Nuk ka tagër që të pezullojë një dekan të votuar, që mund të pezullohet vetëm kur ka shkelje të rënda dhe flagrante të ligjit. Asnjë prej tyre nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Hysa.

Hysa hedh dyshime për pezullimin e tij dhe thotë se Rektorati ka si qëllim komandimin e një personi më afër stafit.

“Unë jam i bindur se pezullimi im nuk është bërë pa qëllim. Prapa kësaj fshihet një skemë korruptive, për emërimin e një dekani të ri, për të emëruar ata shefa shërbimesh që do të dëshironin. Ka një treg informal mbrapa Ministrisë së Shëndetësisë. Janë tenderat dhe listat e ilaçeve që duan t’i hartojnë sipas dëshirës së atyre që i menaxhojnë këto”, ka thënë Hysa.

Pasi ka bërë publik pezullimin e tij, që e konsideron të padrejtë dhe abuziv, dekani i Fakultetit të Mjekësisë i është drejtuar me një letër Ministres së Arsimit, zonjes Lindiat Nikolla, për të ndërhyrë për të anuluar këtë vendim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.