Plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Shkodër! Identifikohet i plagosuri
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të martë në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur Taulant Hoti.
Hoti ndodhej duke pirë kafen e mëngjesit kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte i maskuar. Ai ka marrë plagë në këmbë.
Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes teksa ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Shtoj. Hoti është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ka marrë ndihmë mjekësore.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga bën me dije se i plagosuri do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit nga këmba.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.