☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.14 ▼7%
ARI 4,866 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,185 ▲ +1.52% ETH $2,311 ▲ +2.65% XRP $1.3557 ▲ +0.4% SOL $83.4900 ▼ -0.52%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.14 ▼7 % ARI 4,866 ▲2.07 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.14 ▼7 % ARI 4,866 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Plani “3-6-9”, prezantohen 73 masat e para

100 njerëz të organizuar në 10 grupe pune do të përcjellin realizimin e Planit “3-6-9”, në kuadër të Sistemit të sapo-krijuar për monitorim, implementim dhe informim. Zv.kryeministër për çështjen e evropiane theksoi se plani tre mujor përfshin gjithsej 73 masa që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme, raporton Alsat M.

Plani në tre-mujorin e parë parasheh 73 masa në 11 fusha. Më së shumti ka në gjyqësor, diku 13 masa, 11 për zgjedhjet lokale, 9 për Kuvendin dhe të tjera, të cilat duhet të realizohen. Qëllimi i kësaj tribune tematike është për ta prezantuar tani Sistemin për implementimin e këtyre 73 masave për çka na duhet mbështetje nga sektori joqeveritar, nga të gjithë. Sistemin do ta koordinojë Sekretariati për Çështje Evropiane dhe unë si koordinator i këtij plani – deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Zv/kryeministri, Osmani edhe një herë theksoi se tema e euro-integrimit duhet kuptuar si mbi-partiake, mbi-etnike e mbi-nacionale duke ftuar edhe opozitën për bashkëpunim. Sektori civil nga ana tjetër kërkon që bashkëpunimi i tij me Qeverinë të institucionalizohet e jo t’i lihet vullnetit të lirë. Një dokument të ngjashëm për reformat e nevojshme u prezantua kohë më pare prej OJQ-ve I njohur si “Blueprint”.

Në fillim të muajit korrik një grup prej 73 organizatash reviduan këtë dokument, d.m.th. u kyçën 126 ekspertë dhe e pamë të nevojshme të hartojmë masa prej 3-6-9 deri në 12 muaj prioritete, fushat u zgjeruan nga ajo që inicialisht ishin të mbuluara. Tani kemi të mbuluara 15 fusha, nga 9 të mbuluara fillimisht. Ne shumicën e këtyre masave e kemi parë të inkorporuar në Planin e Qeverisë 3-6-9, mirëpo mendojmë se ky plan mund të zgjerohet edhe më tepër – tha Ardita Abazi, Instituti për Politikë Evropiane.

Zv/kryeministri Osmani edhe një here përsëriti se Qeveria do të punojë paralelisht në dy trajektore. E para është realizimi i Planit 3-6-9, kurse trajektorja e dytë ka të bëjë me marrëdhëniet ndër-etnike dhe ato fqinjësore, ku pos Ligjit për gjuhën shqipe që do të miratohet në këtë tre-mujorsh, përfshihet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.