☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.81 ▼0.83%
ARI 3,986 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,814 ▲ +0.09% ETH $2,057 ▼ -0.31% XRP $1.0485 ▼ -1.18% SOL $83.3400 ▼ -0.19%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.81 ▼0.83 % ARI 3,986 ▼0.37 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.81 ▼0.83 % ARI 3,986 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Boterori

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

Aktualisht është i vetmi kandidat për postin e tij, por kjo nuk e pengon Gianni Infantinon të punojë për të siguruar një mbështetje më të madhe në rizgjedhjen e mundshme të tij në postin e presidentit të FIFA pas tensioneve të krijuara për projektin që më pas u hodh poshtë për të shitur të drejtat e Botërorit te një fond investimesh.

Sipas të përditshmes britanike The Guardian, veprimtaria e kreut të qeverisë së futbollit botëror parashikon edhe një ndërhyrje të tij në Asamblenë e OKB në New York ku ai do të ketë mënyrën për t’iu afruar krerëve të shumë shteteve për të marrë përmes tyre mbështetjen nga Federatat respektive.

Që në këtë moment e deri në mars të vitit të ardhshëm kur do të mbahen edhe zgjedhjet do të gjendet një mënyrë për të lidhur shumë fije që ishin këputur, sidomos në mungesë të një alternative për kandidaturën e tij.

Kështu, nënvizon e përditshmja britanike, mund të interpretohen udhëtimet e vazhdueshme të Infantinos në Amerikën e Jugut, në Azi, në Evropë për t’u takuar me drejtues federatash duke iu siguruar shpesh financime dhe lehtësira të tjera për rritjen e lëvizjeve të tyre respektive.

Udhëtime këto, për më tepër të lehtësuara edhe nga disponibiliteti i avionëve të Qatar Airways, kompani e cila gjatë botërorit i dha mundësinë të ndiqte thuajse të 104 ndeshjet në turneun e Kanadasë, Meksikës dhe SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.