Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,727 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,986 ▼ -1.4% ETH $2,191 ▼ -2.35% XRP $1.3417 ▼ -2.31% SOL $82.6400 ▼ -3.14%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,727 ▼1.06 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,727 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Plani për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, arrestohen 80 persona

Në të gjithë vendin, Policia e Shtetit vijon zbatimin e  masave të përcaktuara në  planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë  gjatë fundjavës”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë.

Gjithashtu edhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në ketë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 80 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë.

Bëhet e ditur se nga Policia Rrugore dhe Task-Forca, në të gjithë vendin duke përdorur dragerat dhe radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi 19 drejtues mjetesh.

“Janë arrestuar 5 persona për armëmbajtje pa leje. 15 persona në flagrancë për vjedhje dhe ndërtim pa leje. 12 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme. Janë kapur 11 persona në kërkim. 11 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe përndjekje. 7 persona për dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia bën të ditur se janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3530 fishekë, 23 granata dore me ndezës. “Janë konfiskuar edhe 9 kallëpe tritol. 574 kilogramë lëndë narkotike. 1 mjet lundrues dhe mallra  të ndryshme kontrabandë”, vijon njoftimi i policisë.

Janë pezulluar 96 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.

56 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 11 automjete për mungesë dokumentacioni. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 49 persona. Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.