🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.37 ▲3.68%
ARI 4,359 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,555 ▲ +3.46% ETH $2,137 ▲ +3.88% XRP $1.4122 ▲ +2.05% SOL $90.2400 ▲ +4.12%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,359 ▼1.09 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,359 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Sociale

Plazhet tona në faqet e gazetave prestigjioze të botës

Sapo kalon qytetin e Himarës, rreth 5 km larg saj, befas në krahun e djathtë të lëvizjes, të shfaqet përpara gjiri i Llamanit si një oaz i vogël me një plazh shume mahnitës me ujra të ftohtë dhe me rërë të ashpër. Plazhi i Llamanit eshte nga më të populluarit në Himarë për shkak se është larg qytetit dhe zhurmes. Dhe bukuria e natyrës së këtij bregdeti nuk ka të mbaruar, pasi mbas gjirit të Llamanit shfaqet një ndër pamjet më spektakolare të krahinës madje dhe gjithë bregdetit, Kalaja e Porto Palermos. Vlerësimet për këtë vijë bregdetare kanë qenë të shumta nga vizitore, artistë dhe gazetarë.

Llamani

Gazeta prestigjoze amerikane “Neë York Times” në faqen e saj web ëëë.nyt.com ka publikuar foton e plazhit të Llamanit, duke e cilësuar atë si “Photo of the week” – “foto e javës’. Foto është publikuar në rubrikën Travel, A Guide to Intelligent Travel (Guidë për një udhëtim inteligjent). Kjo nuk është hera e parë që mediat prestigjioze botërore shkruajne për Shqipërinë dhe potencialet e saja turistike. Pak kohë më parë edhe “Reuters” publikoi një shkrim të posaçëm mbi bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea. Poshtë kalasë së Himarës Llamani_ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Plazhi i Gjipesë,  Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat normale. Pushues vendas dhe të huaj, tashmë I njohin dhe I shfrytëzojnë këto plazhe jo vetëm për natyrën e veçantë të tyre, por edhe për shërbimin cilësor që ofrojnë. Kulinaria tradicionale, mikëpritja si dhe akomodimi bashkëkohor, bëjnë që në stinën e verës ato të jenë të tejmbushur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.