Plehrat një biznes i mbijetesës. Ja si fitojnë grumbulluesit për çdo kilogram
Në një studim të posaçëm, Bashkia e Tiranës thotë se sasia e mbetjeve që do të prodhohet në Tiranë, do të vijë në rritje për shkak të rritjes së mirëqenies dhe numrit të popullsisë.
Sasia e mbetjeve bashkiake rritet nga 683 tonë në ditë më 2012 në 11,148 tonë në ditë në 2027. Duke numëruar mbrapsht përqindjen e prodhimit të mbetjeve, norma e prodhimit të mbetjeve bashkiake për frymë rritet nga 1176 gramë në ditë në 2012 në 1365 gramë në ditë në 2027.
Çmimi i shitjes së materialeve të riciklueshme në vend-depozitimin e mbetjeve Sharrë është 16 lekë/kg për plastikën e përzierë, 70-80 lekë/kg për aluminin dhe 30 lekë/kg për hekurin. Çmimi i shitjes së hekurit në vitin 2010 ishte 15 lekë/kg, por hekuri skrap sot shitet me 30 lekë/kg.
Në sektorin e grumbullimit të mbetjeve janë të regjistruar 160 persona, por qindra të tjerë që u përkasin familjeve rome nuk janë të regjistruar.
Si rezultat, sasia e mbetjeve të prodhuara nga familjet në Bashkinë e Tiranës është vlerësuar në 210 tonë në ditë në vitin 2012 dhe rritet në 353 tonë në ditë në 2027.
Mbetjet tregtare, nga bizneset dhe institucionet, llogaritet në 69% të shumës së mbetjeve bashkiake në Bashkinë e Tiranës. Si rezultat, sasia e mbetjeve tregtare, të biznesit dhe institucioneve, rritet nga 473 tonë/ditë në vitin 2012 në 796 tonë/ditë në vitin 2027, me një rritje 168%.
Mbetjet inerte vijojnë të jenë të pamenaxhuara sipas kritereve ligjore, mungesa e infrastrukturës përkatëse në këtë rast “vend-depozitim specifik” ka rezultuar në depozitimin e mbetjeve ndërtimore, kryesisht dherave të bazamenteve të pallateve dhe objekteve përgjatë terreneve natyrore, përgjatë brigjeve të lumit Erzen, lumin e Tiranës, liqenin artificial dhe kodrave përreth Tiranës.
Që nga 12 dhjetori, në Tiranë, ka nisur të funksionojë kompania publike e pastrimit “Eco Tirana”, e cila është e pajisur me një flotë bashkëkohore, duke synuar edhe ndarjen e diferencuar të mbetjeve që në burim. Puna do të nisë me atë që quhet “zona e kuqe” brenda Unazës së Mesme të Tiranës.
Në të gjithë pallatet, administratori do të certifikohet nga Bashkia dhe do të vendosë gjoba përkatëse për ata që ndotin mjediset brenda dhe jashtë pallateve. Në çdo lagje do të vendosen dy kosha mbeturinash, njëri për ato të riciklueshmet dhe tjetri për të pariciklueshmet. Qytetarët duhet të ndajnë që në shtëpi mbetjet sipas llojit tyre.