Ekonomia

P/ligji “Për sistemin e taksave vendore”, opozita votë kundër

Gjate-mbledhjes-se-komisionit-te-ligjeve-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x350Bizneset me xhiro fitimi nga 2-8 milionë lekë do të paguajnë tatim të thjeshtuar mbi fitimin jo më pak se 25 mijë lekë në vit.

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim vetëm me votat e shumicës ndryshimet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore’, të hartuar nga ministria e Financave, ndërsa opozita votoi kundër këtyre ndryshimeve.

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi tha se sipas këtyre ndryshimeve, taksimi progresiv i deklaruar nga qeveria ishte mashtrim.

Ai i kërkoi maxhorancës t’i tregojë shqiptarëve që do të paguajnë më shumë taksa dhe shprehu qëndrimin kundër të opozitës, pasi sipas tij ndryshmet dëmtojnë qytetarët. “Opozita është, ka qenë dhe do të jetë kundër sepse paketa për taksat vendore është në dëm të shqiptarëve”, theksoi Halimi.
Sipas Halimit, barrën e taksave do ta kenë bizneset me xhiro 0-8 milionë lekë. “98% e bizneseve kanë xhiro 0-8 milionë lekë, ju premtuat se do paguanin me pak taksa, por ndryshimet në këtë p/ligj tregojnë se ata do të paguajnë më shumë taksa’, deklaroi Halimi.
Por, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino tha se ky ligj është në interesin e pushtetit vendor dhe nuk ka të bëjë me politikën. “Ndryshimet janë në interesin e pushtetit vendor. Ligji nuk ka të bëjë me politikën, nuk ka lidhje me taksimin progresiv, biznesi i vogël deri dje paguante deri 60 mije lekë të reja. Ligji rrit të ardhurat e pushtetit vendor, opozita duhet të ishte me ne, por ajo është kundër taksës së vetë Bashës”, tha Fino.
Në ligjin e miratuar në fillim të vitit “Për sistemin e taksave vendore” rezultoi se shitësit ambulantë dhe biznesi me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit u taksuan më shumë se sa bizneset me xhiro fitimi 2-8 milionë. “Nëpërmjet ndryshimit të nenit 11, është propozuar që tatimi minimal i pagueshëm për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë të jetë jo më i vogël se 25 mijë lekë në vit. Propozimi i mësipërm merr shkas nga reagimet e shumta të ardhura nga kjo kategori biznesesh, e cila deri në fund të vitit të kaluar paguante përkatësisht shumën 8 dhe 5 mijë lekë në vit. Pretendimi i tyre se, me futjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin në masën 25 mijë lekë në vit, ngarkesa e tyre fiskale rritet dukshëm, realisht qëndron”, thuhet në relacionin e p/ligjit, përgatitur nga vetë ministria e Financave .
Për të korrektuar këtë situatë, e cila u kontestua nga kjo kategori biznesi, ministria e Financave hartoi ndryshimet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button