☁️
Tiranë 30°C · Vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.41 ▲3.49%
ARI 4,538 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $72,678 ▼ -1.66% ETH $1,984 ▼ -1.92% XRP $1.3039 ▼ -2.85% SOL $80.8500 ▼ -2.2%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.41 ▲3.49 % ARI 4,538 ▼1.2 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.41 ▲3.49 % ARI 4,538 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Politika

Berisha: Delegatët votuan për ripërtëritjen e PD, 30 përqind e Këshillit Kombëtar janë të rinj

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha sot në 1 qershor mbajti një konferencë për mediet.

Berisha në fjalën e tij deklaroi se PD zgjodhi Këshillin Kombëtar të saj. Shtoi se delegatët votuan për ripërtëritjen e Partisë Demokratike. Theksoi se është një arritje e madhe, fakti që në Këshill u zgjodhën shumë të rinj e shumë gra e vajza.

“Jam sot këtu pas përfundimit të numërimit të votave të të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të datës 30 maj, të paraqes para jush në vija të përgjithshme organin e dytë qendror të partisë, që është Këshilli Kombëtar i saj.

Me këtë rast duhet të përgëzoj të gjithë anëtarët e zgjedhur në këtë forum kryesor të PD. Të falënderoj të gjithë delegatët për përzgjedhjet që bënë. Të shpreh falënderimin tim të përzemërt për të gjithë ata që kandiduan për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të garantoj secilin prej tyre se pavarësisht nëse mori votat e duhura apo po, mbeten personalitete shumë të rëndësishme të PD.

Sikundër ftoj çdonjërin prej tyre që ka dyshimin më të vogël në procesin më transparent të numërimit të votave, i cili është bërë në prani të medieve dhe i hapur, t’i adresohet komisionit për të numëruar çdo votë të hedhur për të nga delegatët e Kuvendit Kombëtar.

Por kam kënaqësi të informoj se në këtë Kuvend, me përgjegjësi të plotë, delegatët votuan për ripërtëritjen e PD. Dy risi janë madhore. Njëra është e sigurt, e para e kësaj natyre që nga themelimi i PD. Tjetra mund të jetë e tillë. Pas numërimit të votave, rezulton se 71 të rinj, pra rreth 30 përqind e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar, i përkasin moshës ndër 30 vjeç, i përkasin të rinjve dhe ky është një investim, do të thosha, jashtëzakonisht i çmuar që delegatët bënë për forumin drejtues të PD.

Kjo përqindje ka qenë gjysma e saj përpara dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv. Një zhvillim tjetër madhor pozitiv, hap i rëndësishëm që Kuvendi bëri për gratë dhe vajzat. Në mënyrë do të thosha shumë të rëndësishme u realizua ose u arrit përcaktimi statutor i rreth 40 përqind të përbërjes së Këshillit Kombëtar nga gra dhe vajza”, u shpreh Berisha.

Më tej, përmendi edhe profesionet e personave të zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së.

“Në Këshillin Kombëtar të PD-së janë zgjedhur persona me profesione të ndryshme. Kemi akademikë e pedagogë, juristë e avokatë, ish-deputetë, mësues e arsimtarë, ekonomistë, mjekë, infermierë, biznesmenë, gazetarë, inxhinierë, artistë, ish-kryetar bashkish, arkitektë, diplomatë, ekspertë sigurie etj”, deklaroi Berisha.

Në fund, theksoi se iu uron suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke nënvizuar se misioni mbetet vota e lirë e shqiptarëve dhe fitorja e opozitës në zgjedhje.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.