☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.30 ▼0.76%
ARI 4,144 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $63,379 ▼ -1.29% ETH $1,713 ▼ -1.36% XRP $1.1150 ▼ -1.7% SOL $70.9700 ▼ -3.97%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.30 ▼0.76 % ARI 4,144 ▼1.39 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.30 ▼0.76 % ARI 4,144 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Zvërneci”, Skënder Hita: Ajo trupë na turpëron të gjithëve! Nxorëm mësimet e duhura

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë këtë të hënë, më 1 qershor, në një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Zvërnec ku një qytetar u dhunua nga punonjësi i një kompanie private të sigurisë, ndërsa po protestonte kundër zhvillimit të një projekti në zonë.

Po ashtu, Hita po njofton dhe masat e marra pas këtij rasti, për ristrukturimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Hita deklaroi se sot prezantoi drejtorin e ri të komanduar Edvin Ndreun, të Policisë së Vlorës, i cili do ketë detyrën e rëndësishme të riorganizimit.

Ndërsa për ish-drejtorin Elidon Çela ai tha se “U shkarkua për dështimin e kryerjes së detyrës dhe shpërndarjes së informacionit të pavërtetë”.

Lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, Hita pranoi se strukturat e Polciisë “Nxorën mësimet e duhura!”.

Ai tha se si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kurssesi nuk mundet të pranojë në asnjë rast “dobësinë e papranueshueshme të tre ditëve më parë në Zvërnec”, nga trupa e punonjësve të kompanive private të sigurisë, duke shtuar se “ajo trupë na turpëron të gjithëve!”

Prandaj kreu i Policisë së Shtetit tha se ka urdhëruar të ngrihet një grup i posaçëm hetimor për ngjarjen, i cili ka konstatuar një sërë shkeljesh nga ana e dy kompanive të sigurisë, të cilave u është hequr licenca.

Incidenti i së shtunës, solli pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela. Në vend të ti, u komandua Edvin Ndreu.

Ndërsa ka nisur gjithashtu edhe hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Ngjarjet ndodhën ndërsa po mbahej një protestë nga qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm, të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen në zonën pranë lagunës së Nartës, pasi janë të shqetësuar se mund të ketë pasoja të mundshme mjedisore. Një protestues u pa në një video virale në rrjetet sociale duke u tërhequr zvarrë nga punonjës të kompanisë private të sigurisë, ndërsa u godit me grusht dhe njërri prej tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.