☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Nëse doni të kuptoni se sa e lirë është media në Shqipëri, mjafton të shihni rastin e Zvërnecit.

Nga Ola Xama

Nëse doni të kuptoni se sa e lirë është media në Shqipëri, mjafton të shihni rastin e Zvërnecit.Një ndërtim masiv në një zonë të mbrojtur, ku qytetarë e aktivistë kanë shkuar për të protestuar dhe janë tërhequr zvarrë nga persona të kontraktuar nga kompania ndërtuese, ndërsa policia vëzhgonte skenën dhe nuk ndërhynte.

Këtë situatë skandaloze nuk do ta kishim mësuar nëse nuk do të kishim parë videot e protestuesve dhe 2-3 gazetarëve që patën shkuar me iniciativë private. Asnjë televizion, gazetë apo portal nuk kishte dërguar gazetar me përjashtim të Birn (organizatë jo-fitimprurëse).
Po ky rrjet, ditën e premte publikoi një investigim që tregonte me dokumenta mbivendosjen e titujve të pronësisë në këtë zonë dhe dhënien e lejes së zhvillimit kur palët janë ende në proces gjyqësor dhe pronësia e tokës nuk është e qartë. Shkrimi tregonte qartë lidhjet e pushtetit, grupeve kriminale, biznesmenëve vendas të fuqishëm dhe familjes së presidentit Trump për zbatimin e projektit të ndërtimit në këto toka.
Asnjë televizion (kritik ose jo me qeverinë), asnjë emision, me përjashtim të vetëm 2 portaleve periferike, nuk ripublikuan gjetjet e shkrimit.
Pra, jo vetëm që iniciativa për të nisur vetë investgime se çfarë po ndodh në Zvërnec nuk merret, por as kur këto gjetje janë gati, askush nuk i flet dhe diskuton. Në kontrast me këtë, të gjithë në bllok raportuan përgjigjen e kryeministrit Rama për ndërtimin që po ndodh në Zvërnec dhe reagimin e kompanisë ndërtuese për incidentet e ndodhura gjatë protestës.
Liria e medias në Shqipëri është kjo: mund të jesh kritik me Ramën, Berishën, mund të raportosh ngjarje dhe emra të personave të përfshirë në krimin e organizuar, madje mund të jesh kritik dhe me presidentin e SHBA Donald Trump apo familjen e tij, por jo me kompaninë ndërtuese në zonën e Pishë-Poros: KASTRATI!
Kastrati është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, e cila ka përfituar toka, licenca dhe të drejta koncesionare në shumë fusha dhe që është akuzuar disa herë nga politikanë të ndryshëm (përfshirë dhe ish-zv/kryeministrin Ahmetaj), si një shoqëri që menaxhohet nga vetë kryeministri Rama.
Për mua, nëse flasim për gazetari të lirë, ky është treguesi kryesor që media në Shqipëri është e kapur! Askush nuk guxon të thotë emrin e kompanisë Kastrati, qoftë kur vjen çështja te diskutimi i çmimit të naftës, qoftë kur vjen fjala te abuzimi me pronat publike dhe qoftë kur kemi të bëjmë me dhënien e koncesioneve apo ortakërinë e saj me familjarët e presidentit Trump për të ndërtuar në Zvërnec.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.