☁️
Tiranë 29°C · Vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.85 ▲3.99%
ARI 4,522 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $72,994 ▼ -1.32% ETH $1,990 ▼ -1.82% XRP $1.3070 ▼ -2.56% SOL $81.2400 ▼ -2.06%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.85 ▲3.99 % ARI 4,522 ▼1.55 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.85 ▲3.99 % ARI 4,522 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Opinion

Rama Puth

Nga Edison Ypi

Edi Rama s’po lë femër pa puthur.

Aq bukur dhe aq fort e ka thurur Edi Rama, puthjen si episod amoroz, me puthjen si mjet diplomatik, sa prite kur ndonjë nga puthjet e tij të shpallet puthje historike. Si puthja e Cary Grant me Ingrid Bergman te “Notorious”. Ose puthja e Burt Lancaster me Deborah Kerr te “Eternity”.

Por duke parë puthnajën në zgjerim të pandalshëm gjeografik të Edi Ramës, po na mrrylen shpellarët, të cilët, duke marrë shembull veten, kanë bindjen se Ramaputhja nuk ekziston. Ekziston vetëm ajo që ata praktikojnë, lëpirja.

Pse derrat me në krye Sali Shpellën, ata që Edi Ramën dhe puthjet e Tij që po mahnitin botën i shohin si guardone pas ferrës, nuk janë dakord me Edi Ramën që komplimenton dhe puth femrat më të shquara të planetit, sotpërsot mbetet mister që u përket psiko-socio-endokrinologëve të së ardhmes ta shkoqisin.

Megjithatë, me gjasa, arsyeja pse zorraxhinjtë tanë nuk e aprovojnë pushtimin e botës nga Edi Rama me puthje më shpejt se Aleksandri i Madh me ushtarë, nuk e pëlqejnë, dhe bëjnë çmos ta ndalin, si mesjetarë haxhiqamilë që janë, nuk bëjnë dot dallimin mes puthjes së lirë si mjet diplomatik në favor të qeverisjes që Edi

Rama praktikon, dhe lëpirjes shtazarake klienteliste si e vetmja metodë katastrofike qeverisje që njohin rrugaçët me në krye Sali Zuzarin.

Nga kjo multi-diskordancë hapsinore, kohore, kuptimore, Edi Rama, ky corteggiator i sërës së parë, ky Sizif i paepur puthjesh nga më të bukurat te më të sofistikuarat, jo që s’mërzitet, por merr edhe më tepër hov për puthje të tjera, edhe më të bukura, edhe më të vështira, edhe më sfiduese, derisa puthje-pas-puthje të mos mbetet në fytyrë të dheut femër e bukur që të mos e ketë puthur.

Le të pëllasin gomerët që s’kanë haber nga puthjet dhe drithërimat. Në Bursën e sofistikimit kulturor, puthjet e Ramës kanë kapur qiellin, çka, me plot të drejtë, Edi Ramën e inkurajon të vazhdojë pa u ndalur të puthi si n’harradoz femrat e botës, pa u mposhtur prej asnjë vështirësie, asnjë dinakërie, asnjë shkopi në rrota, nga asnjë lëpirës jargavitës i çetës së budallenjve që i kanë mbetur Sali Konopit.

Puthja e Edi Ramës, alias Ramaputhja, tashmë e gjithënjohur si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore planetare, po bën kërrdinë. Mbretërit, Kryeministrat, presidentat, e botës për nder po e kanë, dhe Zotin po lusin, dhe rradhë po zënë, që gruan, çupën, motrën, kunatën, mbesën, ndonjëherë, pse jo, nëse sadopak ngjan me Vanessa Redgrave, edhe gjyshen, tua puthi Edi Rama.

Ekzistojnë dy mënyra qeverisje. Ajo e Edi Ramës me puthje, dhe e Sali Hajnit me lëpirje.

Dallimin kolosal mes puthjeve të Edi Ramës dhe lëpirjeve të Sali Kondakut, shpellarët e Sali Llozit s’ja kanë haberin.

Kanë të drejtë. S’ësht’ e lehtë të kuptosh dhe të bindesh për përparësinë e puthjes evolutive të Ramës ndaj lëpirjes primitive të Sali Shulit si triumf i elegancës ndaj vulgaritetit, poezisë ndaj prozës, që e ka origjinën te kockat që hedh për qëntë jashtë thertores kasapi Sali Hanxhari.

Puthja dhe Lëpirja, janë si e mira dhe e keqja, e bardha dhe e zeza, drita dhe errësira.

Po puthe si Edi Rama, bota do jetë e jotja. Elektorati, fitorja, lavdia, duartrokitjet, buzagazi, të thonë bujrum, Parajsa të pret.

Po lëpive, po rrahe, vodhe, vrave, dogje, si Sali Gjaku, Ferrin ke për hise, vazhdimisht do humbësh. Partia do të bëhet sa një gogël. Zor se gjen foltore për të ruajtur kokën si Sali Katrani, që vetëm humb, dhe kur shikon sallën bosh të gjoja-kongresit, qan.

Ça kanë pitekanteopët që lëpijnë Noc Rrokun e njëritjetrit dhe rrallë depërtojnë ndonjë buçe kazanash, me Edi Ramën që duke mos lënë kryeministre dhe ambasadore pa puthur, po bën një punë aq të mirë sa po të ishte gjallë Faik Beu do e falenderonte.

Ndërkohë që Edi Rama puthet me zonjat e nderuara Yuri Kim, Giorgia Meloni, Marta Kos, zorraxhinjtë tanë puthen me Milon, ose, në rastin më fatlum, me anë të imagjinatës, me Ornella Mutin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.