☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.08 ▲0.19%
ARI 4,172 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,919 ▼ -3.09% ETH $2,361 ▼ -5.77% XRP $1.3045 ▼ -5.15% SOL $102.0600 ▼ -4.86%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.08 ▲0.19 % ARI 4,172 ▲1.55 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.08 ▲0.19 % ARI 4,172 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Opinion

Po sikur Rama ta japë dorëheqjen, çfarë do të ndodhë pastaj?

Nga Eduard Zaloshnja

“Rama, jepe dorëheqjen!” ka qenë refreni më i shpeshtë i protestuesve të bulevardit për 135 ditë. I njëjti refren u përsërit nga studentët që iu bashkuan ditët e fundit protestave. Dhe i njëjti refren po përsëritet sot nga gjimnazistët e shumtë që kanë lënë shkollën, dhe u janë bashkuar protestave.

Në një pronocim për agjensinë Reuters, Rama deklaroi prerazi sot se nuk e jep dorëheqjen dhe se qeveritë ndryshohen vetëm përmes zgjedhjesh.

Po sikur Rama ta japë dorëheqjen, çfarë do të ndodhë pastaj?

Një hap i parë kushtetues në këtë rast do të ishte që PS-ja, si subjekti që ka 82 mandate në Kuvendin e Shqipërisë të propozojë një kryeministër tjetër të saj. Por një hap i tillë dihet që nuk do t’i kënaqë protestuesit, të cilët thjesht do të vazhdojnë atë që po bëjnë aktualisht.

Një hap alternativ kushtetues do të ishte shpërndarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare brenda 45 ditëve nga shpërndarja. Dhe në ato zgjedhje i bie të garojnë PS-ja e Ramës, PD-ja e Berishës, PL-ja e Metës, PR-ja e Mediut, Partia Mundësia e Shehajt, Lëvizja Bashkë e Qorit, Lëvizja Shqipëria Bëhet e Lapajt, etj, etj. Por nga një sondazh që zhvillova së fundmi për Top Story, rezultoi se PS-ja merrte pothuaj dyfishin e votave të koalicionit Berisha-Meta-Mediu etj, dhe mbi trefishin e votave të Shehajt, Qorit, Lapajt etj, të marra së bashku.

Një hap alternativ jokushtetues është që qeveria të japë dorëheqjen, parlamenti të shpërndahet, dhe zgjedhje parlamentare të zhvillohen zoti e di se kur. Ndërkohë, në Shqipëri i bie të ketë anarki….

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.