Libri

Poezia e fundit e Dritëro Agollit: Nuk e redaktoj jetën time

“Kështu dhe ashtu” quhet poezia e fundit që e bija e shkrimtarit Dritëro Agolli, Elona ka postuar në faqen e saj në “Facebook. Postimet muajt e fundit të Elonës kanë pasur të bëjnë me gjendjen e babait të saj. Përmes vargjeve që ajo zgjidhte mund të lexoje jetën e shkrimtarit.

Por, poezia e fundit është domethënëse për një nga debatet e fundit që bëhet shpesh që ka të bëjë mbi rishikimin e veprave që shumë shkrimtarë që shkruan gjatë komunizmit i kanë bërë veprave të tyre pas viteve ‘90.

Dritëro Agolli nuk ka pranuar të rishikojë qëndrimet e tij letrare gjatë diktaturës, duke e pranuar atë kohë, si pak shkrimtarë e artistë. Ai është ndër të vetmit që ka mbajtur qëndrim dinjitoz ndaj të shkuarës, duke pranuar dhe gabimet. Më poshtë po botojmë poezinë.

Kështu dhe ashtu

Kështu dhe ashtu,
Dhe mirë dhe keq dhe vështirë,
Po mund të ndodhte më mirë.

Ç’t’i bësh?
S’redaktohet një jetë,
Ç’ke bërë , të mbetet gjithmonë.
E dini?
Nuk jam nga ata të stisur poetë,
Që jetën e tyre me laps redaktojnë.

Kështu dhe ashtu ,
Të drejta,gënjeshtra, mëdyshje …
Po mund të ndodhte dhe ndryshe.

Dritëro Agolli

Related Articles

Nje koment

  1. I madhi Dritero, e dime qe sdote kemi me fizikisht, o korife i letersise SHipe, i poezise ne pergjithesi dhe asaj lirike, i prozes, qe aqe bukur i kendove dhe shkrove per popullin, per gezimet dhe hidherimet, per token, per ujin dhe pyllin, per kafshet dhe zoqte, per satiren e bukur ndaj politikes dhe politikaneve, me gjithe kete pasuri dote kemi pran, ne mendje dhe zemer, ne bibliotekat publike e shtepiake, ne shkollat e universitetet e SHqiperis.Te qofte dheu i lehte , u prefsh ne paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button