🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.61 ▲1.2%
ARI 4,850 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,700 ▼ -4.71% ETH $2,191 ▼ -5.94% XRP $1.4656 ▼ -3.93% SOL $89.7800 ▼ -4.65%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.61 ▲1.2 % ARI 4,850 ▼0.94 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.61 ▲1.2 % ARI 4,850 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pogradec, Shoqata e peshkimit: Gjuetia ilegale po shfaros koranin

Shoqata e Peshkimit denoncon vazhdimin e gjuetisë së paligjshme koranit në liqenin e Pogradecit dhe kërkon ndërhyrjen e shtetit. Një urdhër i ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, i datës 11 nëntor 2010, kërkon ndalimin në mënyrë kategorike të gjuetisë së peshkut koran në liqen dhe njëherazi grumbullimin e vezëve të tij për inkubim nga institucionet e linjës. Ky grumbullim i vezëve të koranit duhet të fillojë nga data 1 janar deri në datën 1 mars dhe duhet të grumbullohen jo më pak se 150 kg vezë peshku, për prodhimin e 1 milion rasateve në qendrën e inkubatorit në Lin. Ndërkohë, gjuetia e koranit dhe e belushkës është ndaluar që nga data 1 nëntor.

Tre drejtues të shoqatës së peshkimit, kryetari Adriatik Dokollari, nënkryetari Thoma Simaku dhe një anëtar i bordit të përgjithshëm të peshkimit, Edmond Bardhi, kanë denoncuar në Gazeta Shqiptare se në komunën e Hudënishtit vazhdon gjuetia e koranit në liqen. Sipas tyre gjuetia vazhdon me urdhër të kryetarit të Komunës, Nexhmi Dokollari.

Në përgjigje të interesimit të GSH, kryekomunari tha se ka një detyrim ndaj këtyre peshkatarëve, 17 prej të cilëve, me gjithë varkat e tyre, shkuan në ndihmë të Shkodrës pak ditë më parë.

Sipas shoqatës së peshkimit janë rreth 600 varka që kryejnë gjueti të paligjshme, duke kapur koranin e vogël (stërf) nën peshë, që nuk arrin që të lëshojë vezë për shumim dhe, në këtë mënyrë, një brez i tërë peshku shumë i çmuar zhduket pa mundësuar përtëritjen e koranit, duke sjellë si pasojë plakjen e tij.

Sipas kryetarit të shoqatës “ky lloj korani, që po kapet në mënyrë të kundraligjshme me urdhrin e një kryetari komune, del një herë në shtatë vjet dhe është i destinuar vetëm për vezët e riprodhimit. Pasojat do të jenë katastrofike, mund të çojnë në zhdukjen e tij”

Ai duke vënë në dukje se, nëse vazhdon kjo gjueti pa kontroll, nuk do të arrihet të mblidhen 150 kg vezë korani për inkubatorin e Linit, nga ku hidhen çdo vit 1 milion rasate korani në liqen, sipas një marrëveshjeje dypalëshe me Maqedoninë. “Ky veprim, padyshim, do të ketë nesër një kosto shumë të madhe dhe do të çonte në zhdukjen e një specieje të rrallë, në rast se nuk ndërhyhet menjëherë nga shteti”- deklaroi Dokollari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.