☁️
Tiranë 11°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,356 ▼ -2.83% ETH $2,211 ▼ -3.82% XRP $1.3372 ▼ -1.89% SOL $82.7400 ▼ -3.02%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Policia arreston 10 serbo-boshnjakë të dyshuar për krime lufte

Policia boshnjake arrestoi sot 10 ish-përgjegjës të lartë të policisë dhe ushtrisë serbe në Bosnje, të dyshuar për krime lufte, kryesisht ekzekutimin e dhjetëra civilëve, në fillim të luftës ndërkomunitare të viteve 1992-95.

ee1035-289x200”Operacioni policor u zhvillua në rajonet e Zvornikut, Bijeljinas dhe Ugljevikut, në verilindje të vendit”, njoftoi prokuroria boshnjake në një komunikatë.

Të 10 personat e arrestuar dyshohen se kanë planifikuar, drejtuar dhe marrë pjesë në një operacion të strukturave ushtarake dhe policore që synonin largimin e banorëve myslimanë nga qyteti i Lokanjit, në rajonin e Zvornikut.

Rreth 120 civilë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, u larguan më 14 korrik 1992 nga banesat e tyre dhe 67 të tjerë u pushkatuan, sipas të njëjtave burime.

Rajoni i Zvornikut ka qenë skenë e një fushate të përgjakshme të spastrimit etnik të zhvilluar nga forcat serbo-boshnjake në fillim të konfliktit.

Rreth dy mijë myslimanë u vranë në këtë rajon, sipas shoqatave të organizauara nga familjet e viktimave. Me qindra persona vazhdojnë ende të jenë të zhdukur.

Lufta e Bosnjes ka bërë rreth 100 mijë të vdekur dhe rreth dy milionë refugjatë dhe të shpërngulur në një vend që numëron sot 3,8 milionë banorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.