🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.19 ▼0.1%
ARI 4,851 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.29% ETH $2,324 ▼ -1.84% XRP $1.3566 ▼ -0.74% SOL $83.3200 ▼ -3.21%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Policia, fushatë sensibilizuese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Drejtoria e Policise Rrugore ne bashkepunim me Drejtorite Vendore te Policise ne Qarqe dhe Drejtorite Vendore per Kufirin dhe Migracionin po zhvillojne nje fushate sensibilizuese per ndergjegjesimin e përdoruesve të rrugës  per respektimin e rregullave te qarkullimit rrugor.

Rreth 50 mije flet palosje do tju shperndahen drejtuesve te automjeteve ne pikat e kalimit kufitar dhe ne akset rrugore nacionale.

Fushata sensibilizuese ka nisur sot nga Morina e do vijojnë në gjithe Shqipërinë. Njëkohësisht, paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndeshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë artitur këto rezultate. Janë vendosur gjithsej 2031 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 6 të pa pajisur me Leje drejtimi  dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 43 leje drejtimi , nga këto: 13 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 5 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur  513 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari,  51 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 234 masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, si dhe janë dërguar në OASH, 53 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë këshilluar  drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës  për mos vendosje të  rripit të  sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim  Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.