Bota

Policia izraelite ndaloi afrimindrejt vendit të shenjtë kryesor në Jerusalem për burra mbi moshën 50-vjeç

Policia izraelite kumtoi se sot e ndalon qasjen drejt vendit të shenjtë kryesor në Jerusalem për burra mbi moshën 50-vjeç, me qëllim të evitimit të trazirave të reja pas përleshjeve të djeshme në të cilat u lënduan dhjetëra palestinezë.

“Janë bërë analiza të situatës dhe ka indikacione se do të ketë trazira dhe demonstrata”, kumtoi policia.

“Vetëm burrat mbi 50-vjeç dhe gratë do të mund të jenë në rajonin, ndërkaq një pjesë e rrugëve rreth Qytetit të shenjtë do të jenë me qasje të kufizuar”, theksoi policia.

Në kumtesë shtohet se janë ndërmarrë masa të domosdoshme për sigurinë në mënyrë që të parandalohet çfarëdo lloj dukurie e dhunës gjatë lutjes së të premtes në xhaminë Al Aksa

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button