☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,982 ▼ -2.95% ETH $2,195 ▼ -3.07% XRP $1.3298 ▼ -1.82% SOL $81.9100 ▼ -3.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Policia kërkon Rinasin; mblidhet Komiteti i Sigurisë, përplasje Polici-TIA

Një javë pas grabitjes në Rinas, e cila ngriti pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e aeroportit, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil.

Në mbledhjen e drejtuar nga kreu i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani kanë marrë pjesë zëvendësministri i Transporteve Bahri Shaqiri, drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako, ai i Kufirt Genc Merepeza, një sërë funksionarësh të lartë publikë si dhe drejtori ekzekutiv i Aeroportit, Rolf Castro Vasquez.

Por në përfundim të mbledhjes asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka pranuar të bëjë publike se çfarë është diskutuar në mbledhje, pasi sipas tyre kjo është konfidenciale.

Zoti Vasquez, kush është përgjegjës për thyerjen e sigurisë në aeroport?

Rolf Castro Vasquez: Ky është një diskutim konfidencial, por ne do t’ju vëmë në dijeni për çfarë na lejohet shumë shpejt, sapo të jetë e mundur.

A mendoni se TIA ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur?

Rolf Castro Vasquez: Po e përsëris, ky është një informacion konfidencial, por shumë shpejt ne do kemi përgjigje të vërteta për ju.

A keni marrë masa shtesë sigurie në aeroport pas grabitjes?

Rolf Castro Vasquez: Sigurisht.

Çfarë masash keni marrë?

Rolf Castro Vasquez: Nuk dua të diskutoj për këtë në publik.

Si janë marrëdhëniet tuaja me policinë?

Rolf Castro Vasquez: Të mira.

Por Top Channel ka mësuar se debatet në mbledhje kanë qenë të forta. Policia e Shtetit dhe konçesionari janë përplasur edhe publikisht me qëndrime të ndryshme mbi atë se kush e ka përgjegjsinë për ngjarjen e ndodhur në Rinas. Një përplasje, e cila duket se vazhdon.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, por edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë kërkuar ndryshimin e kontratës konçesionare për t’i dhënë akses më të madh policisë në ruajtjen e aeroportit. Ndërkohë, kompania konçesionare ka instaluar me ne fund kamera sigurie edhe në portën nga hyri automjeti me grabitësit.

Ndërsa burime nga grupi hetimor thanë për Top Channel se hetimet kanë vazhduar me sekuestrimin e kamerave të sigurisë në disa biznese përgjatë autostratës Tiranë-Durrës, pasi ka dyshime se grabitësit pasi janë larguar nga vendngjarja kanë udhëtuar me një furgon mallrash, gjurmët e të cilit u panë për herë të fundit në fshatin Laknas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.