🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.49 ▲3.26%
ARI 4,741 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,816 ▼ -1.42% ETH $2,176 ▼ -3.32% XRP $1.3273 ▼ -4.12% SOL $81.9000 ▼ -3.2%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.49 ▲3.26 % ARI 4,741 ▼0.76 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.49 ▲3.26 % ARI 4,741 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Policia “kujtohet” të bëjë detyrën, merr në mbrojtje Xhisiela Malokun

Policia ka marrë më në fund në mbrojtje ish të dashurën e djalit të deputetit socialist, i akuzuar për dhunë dhe përndjekje në adresë të saj.

Policia ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun një ditë pas arrestimit të Rexhep Rrajës, i cili u prangos nga autoritetet në akuzën e përndjekjes.

Kujtojmë se javën që lamë pas rastin e ka denoncuar një ish nënkomisar i policisë. Emiljano Nuhu është shprehur gjatë denoncimit të tij se ai është kërcënuar me një pistoletë në kokë nga ana e vëllait të deputetit Rrahman Rraja, në ambientet e stacionit të policisë në Fushë- Krujë, menjëherë sapo ai mori në shqyrtim dosjen dhe denoncimin e vajzës mbi djalin e deputetit socialist.

Ngjarja më tutje mori përmasa politike dhe deri më tani përplasjet mes opozitës dhe maxhorancës kanë prodhuar jo vetëm akuza por edhe kallëzime penale, siç ishte dhe ai i deputetit Taulant Balla. Balla sipas denoncuesit Emiljano Nuhu, ishte prezent në momentin kur në kokën e tij është drejtuar një pistoletë nga ana e vëllait të Rrahman Rrajës.

Vetëm ditën e djeshme policia ka vënë në pranga Rexhep Rrajën, nën akuzën e përndjekjes dhe jo të dhunës, pavarësisht se sipas ekspertizës së kryer mbi trupin e të resë, rezulton se ajo është dhunuar fizikisht./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.