🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,483 ▼1.65%
DOW 45,959 ▼1.01%
NASDAQ 21,440 ▼2.23%
NAFTA 94.40 ▲4.52%
ARI 4,374 ▼3.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,643 ▼ -3.17% ETH $2,051 ▼ -5.47% XRP $1.3501 ▼ -4.37% SOL $85.8600 ▼ -6.28%
S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 % S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Rajoni

“Policia malazeze s’do të menaxhohet nga Serbia”, Abazoviç: Nëse kalohet ‘vija e kuqe’, mund ta përmbysë Qeverinë e Malit të Zi

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk do të lejojë që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviç, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi [edhe] një kryeministër të ri. Unë do të rrëzoja Qeverinë”, tha Abazoviç.

Ai shtoi se do të ndalojë së mbështeturi Qeverinë, nëse mendon se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë. “Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazoviq në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi, Vijesti. Shkarkimin e Sekulloviçit dhe të drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Zoran Bërgjanin, Krivokapiçit ia kërkon partia më e madhe e koalicionit qeverisës: Fronti Demokratik. Ky subjekt ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar.

Kërkesat për shkarkim janë bërë pas trazirave që kanë përcjellë shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodoske Serbe në Mal të Zi, Joanikije, më 5 shtator. Protestuesit malazezë kanë bllokuar hyrjet në qytetin e Cetinës, për të penguar ceremoninë. Joanikije është dërguar në Manastirin e Cetinës me helikopter ushtarak. Bërgjanin dhe Sekulloviç thuhet se kanë kundërshtuar përdorimin e forcës policore për të thyer bllokadat dhe protestat, për shkak të rrezikut të lartë për paqen.

Megjithatë, protestat, që kanë nisur një ditë para shugurimit, janë shpërndarë nga forca të shumta të policisë në ditën e ceremonisë. Më shumë se 50 persona janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve. Abazoviç, i cili është përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA. URA është partia më e vogël e shumicës qeverisëse malazeze, pas Frontit Demokratik pro-serb dhe Demokratëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.