☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,522 ▲ +1.27% ETH $2,051 ▲ +2.45% XRP $1.3537 ▲ +1.7% SOL $83.6400 ▲ +1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Policia me strukturë të re, shtohen komisariatet

Drejtori i Përgjithshëm i Policise, Artan Didi, ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit. Ndryshimet synojnë përshtatjen e Policisë me ndarjen e re territoriale, shtimin e numrit të punonjësve të Policisë, por edhe studimin e kriminalitetit të zonave të ndryshme.

didiartanNdryshimet e planifikuara pritet që të sjellin ristrukturim të komisariateve, duke shtuar disa rajone, posta e stacione Policore. Urdhri i Didit ka për objekt përgatitjen e strukturave të Policisë së Shtetit në nivel vendor për vënien në jetë të ndryshimeve, shkruan ‘Panorama’.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune, duke përcaktuar me emra konkretë edhe përbërjen e tij, për të nisur një projekt që normon organizimin e strukturave të Policisë. Siç është shprehur në urdhër, grupi i punës do të ketë si qëllim kryesor hartimin e modeleve të strukturave vendore, si postë, stacion dhe komisariat Policie, si fazë e parë e projektit.

Më pas do të realizohen strukturat në nivel qendror.

“Titullarët e Policisë në nivel vendor, drejtor, shef komisariati, shef stacioni Policie, të analizojnë gjendjen e sigurisë publike aktuale, pritshmëritë e saj mbi përgjegjësitë e reja policore sipas ligjit dhe mbi bazën e indikatorëve, si: emërtimi i njësive vendore, kategoria, ndryshimet me ndarjen e re territoriale; numri i popullsisë, raporti polici­komunitet; volumi i punës, treguesit e kriminalitetit, veprimtaritë operative procedurale të vitit 2013 e 2014; distancat kilometrike, kushtet klimaterike, ndërtimin e organeve të Gjykatës, Prokurorisë, institucioneve të tjera publike etj.”, thotë Didi në urdhrin e tij. Më tej, Didi porosit të gjithë funksionet drejtuese që të marrin seriozisht detyrimet që rrjedhin nga ky urdhër, pasi çdo neglizhencë e konstatuar në vlerësimet e tyre për funksionet përgjegjëse do të shërbejë për fillimin e ecurisë disiplinore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.