☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.72 ▲0.48%
ARI 4,863 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,133 ▼ -0.77% ETH $2,320 ▼ -1.54% XRP $1.3586 ▼ -1.27% SOL $83.6600 ▼ -3.06%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Policia nuk ia del dot vetëm, aksidentet në zonat ku ka plane të posaçme për sezonin turistik

Policia rrugore duket se nuk ia del dot e vetme përballë numrit të lartë të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda njerëzore, që janë shënuar javët e fundit në vendin tonë.

Ndonëse shumica e aksidenteve kanë ndodhur pikërisht në zonat ku policia rrugore ka plane të posaçme për shkak të sezonit turistik dhe fluksit të shtuar, ekspertë pranë policisë rrugore, deklarojnë se gishti për aksidentet nuk duhet drejtuar vetëm nga policia.

“Pavarësisht numrit të shtuar të punonjësve të policisë, pavarësisht patrullave, pavarësisht orëve të zgjatura të punonjësve të policisë në rrugë, sërish ndodhin aksidente, por jo gjithmonë gishti duhet drejtuar nga policia. Një faktor i rëndësishëm në aksidente, është edhe gjendja e infrastrukturës dhe sinjalistika, e cila jo gjithmonë është në nivelin e kërkuar, në bazë të shkresave që ne i kemi dërguar autoriteteve përkatëse”, tha Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore.

Derisa institucionet përkatëse që kanë detyrimet e tyre për sigurinë në rrugë të marrin përgjegjësitë e tyre, policia tregon se si reagon në raste të shtimit të numrit të aksidenteve fatale

“Nëse në një segment të caktuar konstatojmë numër të shtuar të aksidenteve si pasojë e shpejtësisë, dërgojmë atje grupet me radar, nëse kemi aksidente për shkak të konsumit të alkoolit dërgojmë aparatet si dhe shtim të forcave, kaq mund të bëjmë ne si polici”, vijoi Dervishi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.