Policia projekt sensibilizimi ne shkolla: Jo drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme
Nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Edukimit Parauniversitar në MAS, me mbështetjen e Programit ICITAP, në të gjitha qarqet e vendit është duke u zbatuar Programi “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, i cili bazohet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nënshkruar në Tetor 2014.
Ky program synon në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve të moshës 12-13 vjeç, të cilët kur të përballen me fenomenet negative të duhanit, alkoolit, marijuanës etj, të jenë në gjendje t`i thonë: “Jo drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme”.
Gjatë vitit mësimor 2014-2015, programi është duke u zhvilluar në 300 shkolla 9-vjeçare publike dhe jo-publike të vendit, ku përfitues do të jenë 17 364 nxënës. Gjatë këtij viti janë përfshirë në këtë program ndërgjegjësimi 112 shkolla më shumë dhe rreth 59% më shumë fëmijë.
Për zbatimin e këtij program ndërgjegjësimi nga Drejtoritë e Policisë së Qarqeve dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale janë hartuar Planet e Veprimit, janë caktuar koordinatorët përkatës, janë administruar kurrikulat dhe baza didaktike e dhuruar nga Programi ICITAP, është trajnuar stafi i ri mësimdhënës dhe është bërë studimi i temave mësimore kundër duhanit, alkoolit dhe marijuanës, janë formuar grupet mësimdhënëse të përbashkëta punonjës policie dhe mësues të trajnuar për këtë program, si dhe janë hartuar grafikët përkatës në bashkëpunim me DAR për zhvillimin e orëve mësimore në klasat e 6-ta të shkollave 9-vjeçare.
Grupet mësimdhënës përbëhen nga: 2 – punonjës policie dhe 1 – mësues/e (biologji/kimi). Si pjesë e këtyre grupeve janë përzgjedhur punonjësit e policisë më të aftë për të komunikuar dhe përcjellë mesazhe të kuptueshme për fëmijët dhe me etikë të lartë profesionale.
Deri në datë 05 Mars 2015, në zbatim të këtij programi ka përfunduar trajtimi i temës së parë “Alkooli” në 300 shkolla 9-vjeçare, tema e dytë “Duhani” është zhvilluar në rreth 55% të shkollave, ndërkohë që në disa qarqe ka filluar trajtimi edhe i temës së tretë “Marijuana”.
Në Qarkun Elbasan: Janë zhvilluar temat “Alkooli” dhe “Duhani” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 30 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 659 nxënës. Tema e tretë “Marijuana” është duke u zhvilluar gjatë muajit Mars-Prill 2015.
Në Qarkun Durrës: Janë zhvilluar temat “Alkooli” dhe “Duhani” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 53 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 1516 nxënës. Tema e tretë “Marijuana” është duke u zhvilluar gjatë muajit Mars 2015.
Në Qarkun Shkodër: Është zhvilluar tema e parë “Alkooli” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 46 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 1114 nxënës. Tema e dytë “Duhani” është zhvilluar në 9 shkolla dhe po vazhdon me sukses në shkollat e tjera.
Në Qarkun Fier: Është zhvilluar tema e parë “Alkooli” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 32 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 706 nxënës. Tema e dytë “Duhani” është zhvilluar në 12 shkolla dhe po vazhdon edhe në shkollat e tjera.
Në Qarkun Berat: Është zhvilluar tema e parë “Alkooli” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 58 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 1436 nxënës. Tema e dytë “Duhani” është zhvilluar në 10 shkolla dhe po vijon me sukses në shkollat e tjera.
Në Qarkun Vlorë: Janë zhvilluar temat “Alkooli” dhe “Duhani” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 41 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 1149 nxënës. Tema e tretë “Marijuana” do të zhvillohet në muajin Mars-Prill 2015.
Në Qarkun Gjirokastër: Janë zhvilluar temat “Alkooli” dhe “Duhani” në 13 shkolla 9-vjeçare, në 27 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 565 nxënës. Tema e tretë “Marijuana do të zhvillohet në muajin Mars-Prill 2015.
Në Qarkun Korçë: Është zhvilluar tema e parë “Alkooli” në 22 shkolla 9-vjeçare, në 47 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 1154 nxënës. Tema e dytë “Duhani” është zhvilluar në 6 shkolla dhe po vazhdon me sukses në shkollat e tjera.
Në Qarkun Kukës: Janë zhvilluar temat “Alkooli” dhe “Duhani” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 28 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 710 nxënës. Tema e tretë “Marijuana” do të zhvillohet në muajin Mars-Prill 2015.
Në Qarkun Tiranë: Është zhvilluar tema e parë “Alkooli” në 90 shkolla 9-vjeçare publike, dhe po vazhdohet me temën e dytë duhani. (Qarku 20 shkolla, 769 nxënës; Qyteti 70 shkolla, 5810 nxënës).
Në Qarkun Dibër: Janë zhvilluar temat “Alkooli” dhe “Duhani” në 15 shkolla 9-vjeçare, në 34 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 931 nxënës. Tema e tretë “Marijuana” do të zhvillohet në muajin Mars-Prill 2015.
Në Qarkun Lezhë: Janë zhvilluar temat “Alkooli” dhe “Duhani” në 20 shkolla 9-vjeçare, në 34 klasa të 6-ta dhe përfitues janë 845 nxënës. Tema e tretë “Marijuana” do të fillojë të zhvillohet në datë 10 Mars 2015.
Realizimi i këtij program është mjaft pozitiv, pasi i shërben mbrojtjes së fëmijëve, familjes, shkollës dhe shoqërisë nga fenomenet negative të duhanit, alkoolit, marijuanës dhe është një nismë e drejtpërdrejtë në kuadër të Policimit dhe Sigurisë në Komunitet.