⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 102.12 ▼0.06%
ARI 4,707 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $80,661 ▼ -0.04% ETH $2,305 ▲ +0.86% XRP $1.4521 ▲ +0.31% SOL $94.6100 ▼ -0.19%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 102.12 ▼0.06 % ARI 4,707 ▲0.42 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 102.12 ▼0.06 % ARI 4,707 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Kronika

Policia publikon bilancin e operacioneve, mes tyre 4 të arrestuar në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë bilancin e një sërë operacionesh dhe ngjarjesh të ndodhura në disa qarqe të vendit, që përfshijnë goditje të veprimtarive kriminale, kontraban mallrash, shkele të rregullave të qarkullimit, arrestime, procedime penale dhe raste aksidentesh.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se janë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, njëri prej tyre i dënuar me 7 vjet burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve, ndërsa 3 të tjerët të dënuar/akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit.

Është arrestuar Man Molla i dënuar me 7 vjet burgim për drogë, i cili është kapur nga Komisariati i Krujës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Janë finalizuar 2 operacione për goditjen e mashtrimit kompjuterik, kontrabandës së mallrave dhe informalitetit, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar.

Janë sekuestruar lëndë piroteknike dhe mallra të tjera, të kontrabanduara.

Janë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas të cilët ishin shpallur kërkim në kombëtar, njëri prej tyre i dënuar me 7 vjet burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve, ndërsa 3 të tjerët të dënuar/akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste në të gjithë territorin, me 16 autorë, nga të cilët 2 të arrestuar dhe 14 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë, 4 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 4 autorë të arrestuar, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar 3 të tjerë që kanë kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve kundër mjedisit, me 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta/uniformës së Policisë.

Është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar 5 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Informacione paraprake:

Durrës/Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Qerret-Katund i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., 19 vjeç, banues në fshatin Qerret, është përplasur me motomjetin pa targë, me drejtues shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. Sh. Drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë.

Shkodër/Sot, rreth orës 07:00, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.