Kronika

Policia saktëson rrethanat e vrasjes së një dite më parë, arreston dy persona

Grupi hetimor saktësoi afër mesnatës duke u gdhirë e shtunë, rrethanat dhe motivet e ngjarjes ku mbetën të vrarë dy persona, ndërkohë që arrestoi si të dyshuar dy shtetas, të cilët ishin shoqëruar më parë në komisariat.

policia_vrasjePërmes një deklarate zyrtare të publikuar rreth orës 23.45 të të premtes, policia lokale bëri të ditur se u arrestuan 28 vjeçari Ervis Lulushi, të cilit ji kap edhe pistoleta me të cilën kishte qëlluar ndaj dy viktimave, si dhe 26 vjeçari Henrik Merkaj, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

“Nga grupi hetimor i Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë i ngritur menjëherë në vendin e ngjarjes  janë kanë kryer  veprime të shpejta hetimore në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Vlorë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se rreth orës 13:20 shtetasi Ervis Lulushi, që lëvizte së bashku me shtetasin Henrik Merkaj, me automjetin tip Lancia Y, AA307HF,  përgjatë rrugës në lagjen Uji i Ftohtë, ka parë një person të njohur prej tij në lokalin “Grand Gelato”, thuhet në deklaratën e policisë së Vlorës. Sipas saj, autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Henrik Merkaj dhe i është afruar lokalit  ku ndodhej shtetasja Paola Bisha, e cila ka qënë nën shoqërinë e motrës së vet Ina Bisha, Parid dhe Luljeta Veliaj (bashkëshortë)  me vajzën e tyre 4-vjecare,  si dhe shtetasin Gerti Arapi.

Autori i dyshuar, Ervis Lulushi,  ka kërkuar të marrë takim me shtetasen Paola Bisha, me të cilën ai ka pretenduar se ka patur një lidhje dashurore rreth një vit më parë, por që, sipas tij, ishte refuzuar të vijonte nga ana e vajzës që jetonte prej disa muajsh jashtë vendit. Por, personat që shoqëronin 21 vjeçaren Paola Bisha kanë ndërhyrë për të penguar Lulushin, i cili në këto rrethana ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë mod 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të vajzës dhe më pas në drejtim të shtetasit Parid Veliaj, ndërkohë që ka dëmtuar në kokë me qytë shtetasin Gerti Arapi. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të vdekur Paola Bisha, vjec 21 dhe 28 vjeçari  Parid Veliaj, të dy nga Vlora, ndërkohë që u lëndua 28 vjeçari Gerti Arapi, nga fshati Osmënzezë i Beratit.

Sipas policisë, menjëherë pas kësaj, autori i dyshuar është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe ka tentuar të ndalojë automjete të rastit për t’ju shmangur uniformave blu. Nën kërcënimin e armës ai ka hyrë në automjetin tip Wolksvagen Golf AA 545 GS, i cili drejtohej nga shtetasi Daniel Mehmeti, me të cilin ka lëvizur me shpejtësi, por jo për shumë kohë. Disa qindra metra më tej, automjeti është bllokuar nga forcat e policisë që ishin vënë në ndjekje të tij. Në këto rrethana Lulushi ka braktisur autoveturën dhe ka tentuar të largohej në këmbë, i ndjekur nga uniformat blu, që i kanë bërë thirrje të dorëzohej dhe brenda një kohe të shkurtër kanë neutralizuar çdo veprim të tij, duke e arrestuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, 27 vjeçari Ervis Lulushi u arrestua në flagrancë për veprat penale  “Vrasje në rrethana të cilësuara”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. Gjithashtu, u arrestua në kushtet e flagrancës edhe 26 vjeçari Henrik Merkaj, me detyrë oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 në Poshnje (Berat), i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button