☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.05% ETH $2,004 ▼ -0.19% XRP $1.3264 ▼ -1.09% SOL $82.0800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

“Populli opozitar do të jetë i tëri në bulevard”, Berisha: Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vendet diktatoriale

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të njësisë 7 në Tiranë.

Berisha tha se populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 6 dhjetor.

“Shpreh kënaqësinë që takohem me ju në prag të dy ngjarjeve shumë të veçanta në historinë e Shqipërisë, të PD-së, të popullit opozitar. Këto ngjarje janë protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991. Protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin Dëshmorët e Kombit në një mision të madh për të përfaqësuar aty përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, ndaj vlerave europiane. Njerëzit të cilët kanë respekt për lirinë, për dinjitetin e tyre, për të drejtat e tyre do të përdorin protestën si zë të tyre; përdorin protestën për të dëshmuar se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për t’u dëgjuar. Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten ‘me ç’më duhet mua’ dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur. Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qyt të lirë të Francës, Italisë, Britanisë, SHBA-ve, Gjermanisë, të çdo vendi tjetër, të cilët në çdo samit të liderëve të Europës apo të botës pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë. Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vendet diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen në samitet e tyre dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tablo në Shqipëri, por ne nuk do ta lejojmë. Ne do të mblidhemi në shesh, me të madh e me të vogël”, deklaroi Berisha.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.