☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.45 ▲3.47%
ARI 4,424 ▼2.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,446 ▼ -2.39% ETH $2,079 ▼ -4.54% XRP $1.3709 ▼ -3.11% SOL $87.9500 ▼ -4.65%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.45 ▲3.47 % ARI 4,424 ▼2.82 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.45 ▲3.47 % ARI 4,424 ▼2.82 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Poroshenko: Rusia të angazhohet me vepra, jo me fjalë

poroshenkoPresidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i bëri dje thirrje Rusisë të mbështesë planin e tij për paqe në lindje të vendit “me vepra, jo me fjalë,” duke e akuzuar Moskën për agresion.

Në komentet para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, zoti Poroshenko, i cili ka paraqitur një plan për të zgjidhur konfliktin mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë, i bëri thirrje Presidentit Vladimir Putin, i cili ka thënë se e mbështet planin, ta mbështesë atë me vepra dhe jo me fjalë.

Presidenti Poroshenko akuzoi Rusinë se po zhvillon një “luftë të pashpallur” kundër Ukrainës duke mbështetur dhe armatosur separatistët. Ai e cilësoi Rusinë “agresore” që ka shkatërruar stabilitetin rajonal.

Ai tha gjithashtu se nëse Rusia nuk kthen Krimenë, normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe do të jetë i pamundur.

Më herët dje, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se ka rëndësi kritike që brenda orëve të ardhshme Rusia t’u bëjë thirrje separatistëve në Ukrainën lindore të çarmatosen.

Ai i bëri komentet pas një takimi me homologun francez Laurent Fabius në Paris. Zoti Kerry tha se ai dhe ministri i jashtëm francez janë plotësisht të një mendjeje se Presidenti Putin duhet të dëshmojë që Rusia po punon për të bindur separatistët të ulin armët dhe të përfshihen në një proces të përligjshëm drejt paqes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.