Portali gjerman Mawista, renditet 8 vende që duhet të vizitohen në Shqipëri
Këtë herë janë gjermanët që rendin të promovojnë Shqipërinë. Portali online Mawista ka realizuar një renditje të tetë qyteteve shqiptare që duht të vizitohen gjatë këtij vitit. Portali gjerman shkruan se Shqipëria është një destinacion që njihej pak nga turistët gjermanë edhe pse është një vend që laget nga deti Mesdhe dhe si i tillë ka shumë avantazhe. Ata shkruajnë se Shqipëria është një destinacion turistik shumë më i lirë se shumë desinacione të tjerë popullore.
Ata që janë të pasionuar pas natyrës së egër duhet të zgjedhin Shqipërinë dhe duhet ta bëjnë sa më shpjetë përpara sesa të “pushtohet” nga turistët.
Një udhëtim rreth vendeve më të rëndësishme është një mundësi për të njohur më mirë Shqipërinë.
Ja cila është renditja sipas Mawista-s:
Berati
Njihet ndryshe edhe si “qyteti i një mbi një dritareve” për shkak të stilit të ndërtimit të shtëpive, të cilat kanë krijuar edhe siluetën e qytetit.
Riviera
Në jug të vendit , gjendet Riviera, një vijë e gjatë bregdetare e cila fare mirë mund të krahasohet me atë italiane, por është më e qetë dhe më pak shkëmbore.
Apolonia
Ishte qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm i botës antike. Edhe sot rënojat janë tejet tërheqëse dhe tregojnë copëza të lavdisë së dikurshme.
Durrës
Është një nga qendrat turistike të vendit. Përveç kulturës dhe historisë së lashtë ofron plazhe tërheqëse dhe jetë të gjallë nate.
Gjirokastra
Gjendet në jug të Shqipërisë dhe është pasuri që mbrohet nga UNESCO. Arsyeja ka të bëjë me arkitekturën unike të ndërtesave.
Në listë janë dhe Kruja, Tirana dhe Shkodra.