Porti i Durrësit në 11 muaj: Mbi 1.2 milionë ton eksporte, rreth 1.9 milionë ton importe
Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë përpunuar mbi 3 milione e 324 mijë ton mallra gjithsej, 60.83 për qind e të cilave i përkasin mallrave të importit, ndërsa 39.17 për qind eksporteve.
Sipas të dhënave statistikore, 2 milione e 471 mijë ton mallra janë transportuar nga/drejt Durrësit me anije tregtare, ndërsa 682.606 ton të tjerë janë transportuar me tragete.
Në listën e mallrave të importit për vitin 2015 bien në sy qymyri koks, llamarinat, plehrat kimike për bujqësinë, hekuri, melamina, etj.
Nga të njejtat burime, mësohet se në terminalin përkatës në 11 muaj janë përpunuar afro 93 mijë TEU (njësi kontejnerike), duke shënuar një rritje të lehtë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Sasia e mallrave të eksportit me kontejnerë ka regjistruar një rritje prej 97 mijë ton, ndërsa importet një rënie prej afro 20 mijë ton.
Nga statistikat mësohet se që nga 1 janari 2015, numri i udhëtarëve me tragete ka arritur në 706.893 me 138.743 autovetura, thuajse saktësisht të njejtat shifra të 11-mujorit të vitit të kaluar.