Ekonomia

Porti i Durrësit, në 5-muaj rreth 18% më shumë udhëtarë

Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti tragetet e linjave të Durrësit kanë transportuar rreth 18% më shumë udhëtarë dhe 3% më shumë mallra se në 5-mujorin e parë të
vitit 2015. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, shifrat e muajit maj gjithashtu, janë më të larta sesa ato të muajve paraardhës.

Nga të dhënat statistikore mësohet se në pesë muajt e parë të këtij viti tragetet kanë kryer 409 lundrime, ose 44 më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, duke transportuar afro 317 mijë ton mallra gjithsej.
Tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës –Trieste e kthim kanë transportuar gjithsej 215.869 udhëtarë, ose 32.913 udhëtarë më shumë se në 5-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve në hyrje dhe në dalje nga Durrësi është rritur me përkatësisht 25 dhe 13%, ndërsa rritje prej 24 dhe 32% në hyrje e në dalje ka pasur edhe transporti i autoveturave.

Numri i udhëtarëve të huaj që preferojnë tragetet në pesë muaj ka arritur në 47.629, ose 27% përqind më shumë, ndërsa numri i përgjithshëm i udhëtarëve shqiptarë është 150.847, ose 15% më shumë se në 5-mujorin e parë të vitit 2015. Tragetet kanë transportuar afro 40 mijë autovetura, me një rritje prej 8.641 njësi. Ndërkaq, mallrat janë trasportuar nga tragetet me 21.671 kamjonë dhe trajlera, 1.077 më shumë se në periudhën janar-maj të vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button