Politika

Mblidhen në Tiranë kryetarët e komisioneve të Jashtëm të vendeve të SEECP-t

Kryetarët e komisioneve parlamentare të Politikës së Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP) janë mbledhur sot në Tiranë në kuadër të Presidencës shqiptare të kësaj organizate.
seecpNë qendër të punimeve të konferencës është shkëmbimi i përvojave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit dhe kontributi në koordinimin e veprimtarive të përbashkëta që do të ndërmerren nga vendet e rajonit për çështjen e integrimit evropian, në kuadër dhe të Konferencës së Berlinit, që u mbajt në gusht të vitit të kaluar.
Punimet e konferencës u çelën nga kryetarja e komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë, Arta Dade, e cila e vuri theksin tek bashkëpunimi mes vendeve të SEECP-t në luftën kundër terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button