🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,873 ▲ +0.54% ETH $2,250 ▲ +1.11% XRP $1.3465 ▼ -0.13% SOL $84.7200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Posta Shqiptare firmos marrëveshje bashkëpunimi me Postën Turke

Foto-Posta-Shqiptare-firmos-marrëveshje-bashkëpunimi-me-Postën-Turke-300x200Në datat 24-26 nëntor, një delegacion i Postës Shqiptare, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj, Majlind Lazimi, po kryen një vizitë pune në Ankara dhe Stamboll me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Turke, Osman Tural.

Në fokus të kësaj vizite është nënshkrimi i dy marrëveshjeve bashkëpunimi midis dy administratave postare. Firmosja e këtyre marrëveshjeve hap një kapitull të ri në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat respektive si, modernizimin e shërbimit postar, aplikimin e teknologjisë së informacionit në shërbimet financiare dhe bankare, trajnimin e specialistëve të administratës postare shqiptare nga Posta Turke etj.

Gjatë takimit mes dy homologëve të institucioneve postare, iu dha rëndësi e veçantë marrëveshjes për platformën E-Commerce (tregtisë së mallrave online), e cila krijon potenciale të reja për qytetarët e vendeve përkatëse. Me aplikimin e kësaj platforme synohet të lehtësohen transaksionet online për shit-blerjet e mallrave të ndryshme ku postat përkatëse angazhohen në aspektin logjistik të shpërndarjes së produkteve.

Gjithashtu, u ra dakord të krijohen grupe të përbashkëta pune jo vetëm për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, por edhe për të iniciuar projekte të reja me interes të përbashkët në sinkron me risitë teknologjike dhe trendet globale postare me objektivin madhor për të krijuar shërbime të reja dhe cilësore për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.