Ekonomia

Posta Shqiptare marrëveshje me Fondin Besa, Muça: Përfitojnë rreth 30 mijë klientë

Posta Shqiptare dhe Fondi Besa nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, për pagesën e kësteve të kredisë në postë për klientët e Fondit, kundrejt një komisioni më të lirë në krahasim me bankat. Gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e firmosjes së marrëveshjes, drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi u shpreh i bindur se kjo marrëveshje do të jetë një histori suksesi.

posta-11“Aseti më i madh i Postës Shqiptare është shtrirja me e madhe në të gjithë Shqipërinë. Kemi integruar sistemet tona elektronike të IT-së, të informatikës, në mënyrë që çdo klient i Fondit Besa të bëjë pagesën e kredisë në postë, kundrejt një komisioni shumë më të lirë në krahasim me atë që ofrojnë bankat. Ambicia jonë kryesore është krijimi i një post banke. Besojmë që kjo marrëveshje do të jetë një histori suksesi, konfirmimi i një vullneti për tu përqasur të gjitha institucioneve, kompanive publike apo private që e shikojnë Postën Shqiptare si partner të shërbimeve financiare apo bankare”-deklaroi Lazimi.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i Fondit Besa, Bajram Muça theksoi se nga ky bashkëpunim përfitojnë rreth 30 mijë klientët e Fondit, të cilëve do tu ofrohet shërbimi atje ku banojnë.

“Ky bashkëpunim nuk do rritë vetëm cilësinë e shërbimit, por edhe cilësinë dhe shtrirjen e shërbimit në të gjitha zonat që ne mbulojmë. Sot klientët e Fondit Besa, rreth 30 mijë klientë, kanë një alternativë të re. E inkurajoj këtë marrëveshje dhe mendoj se ky bashkëpunim do të vijë gjithmonë në një bashkëpunim të frytshëm, për postën, fondin Besa dhe klientin, i cili përfiton më shumë pasi i ofrohet shërbimi atje ku ai banon”- deklaroi Muça.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button