Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.95 ▲2.91%
ARI 4,440 ▼2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,857 ▼ -2.07% ETH $2,116 ▼ -2.97% XRP $1.3823 ▼ -2.79% SOL $88.7300 ▼ -3.94%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.95 ▲2.91 % ARI 4,440 ▼2.48 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.95 ▲2.91 % ARI 4,440 ▼2.48 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Pranimi i muxhahedinëve, Irani: Shqipëria në prag lufte

Agjencia Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” ka paralajmëruar Shqipërinë se ndodhet në prag lufte për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, të shpallur armiq nga Republika Islamike.

Kjo media e konsideron pranimin e 3200 muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.

“Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit. Jo armiq e llafe, por luftëtarë aktivë, të shpallur armiq nga Teherani. Me ardhjen e tyre në Tiranë fronti i luftës Iran – Europë është në mes të atdheut tonë , të dashur. Ai komunitet së shpejti pritet të hapë mediat e veta e të intensifikojë aktivitetin brenda kufijve dhe të mbrojtur nga shteti ynë. A i duhej ky rrisk Shqipërisë?”, shkruhet në versionin në gjuhën shqipe të “ParsToday”.

Më tej, ky artikull e konsideron shitje të politikanëve shqiptarë, Edi Ramës, llir Metës dhe Lulzim Bashës, te zyrtarët amerikanë pranimin e muxhahedinëve.

“Ta kem mirë me Amerikën”, ëndrra dhe makthi i çdo politikani shqiptar i erdhi në shteg Edit tonë dhe ky nuk e la t’i ikte”, shkruan agjencia shtetërore iraniane.

Në artikull theksohet se vet SHBA që është sponsorizuesja e kësaj marrëveshje është duke u afruar gjithnjë e më shumë me Iranin, ashtu siç ka bërë edhe Bashkimi Europian, veprim që nuk po ndërmerret nga Tirana.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.