Pranimi i muxhahedinëve nga Shqipëria i hap derën e pranimit në BE
Nga Guiglio Terzi*
Mikëpritja e treguar nga Shqipëria ndaj organizatës së Muxhahidinëve të Popullit të Iranit (PMOI), njerëzit e të cilës kanë vuajtur nga shkeljet më brutale të të drejtave të njeriut dhe tragjedive të mëdha, ka shtuar vëmendjen ndaj kulturës së pasur dhe vlerave historike e humanitare të kombit shqiptar.
Ndërkohë kur demokracia dhe liria janë vendosur “me duar pas muri” në të gjithë globin, duke i konsideruar këto vlera si të në përkëmbura.
Në këtë situate, Europa mund të drejtojë një nismë për rivendosjen e demokracisë, paqes dhe të drajtat e njeriut kudo në botë.
Shqipëria ka treguar qartë se është një pionere në mikëpritjen e refugjatëve iranianë në territorin e saj.
Për një njeri si unë që ka përfaqësuar vendin tim në OKB dhe në shumë vende për më shumë se një dekadë, dhe një të angazhuari të fortë ndaj projektit të Europës së bashkuar, nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria ka të gjithë kredencialet që të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.
Ne kemi qenë dëshmitarë të zhvillimeve që kanë ndodhur nga viti 2003 në Irak pas pushtimit, si në këtë vend, ashtu edhe në të gjithë Lindjen e Mesme.
Situata humanitare e 3 mijë refugjaëve iranianë në Irak ishte e rëndë, dhe u bë shqetësuese për shumë organizata humanitare botërore, por edhe ligjvënës nga e gjithë bota, përfshirë dhe Italinë.
Që në atë kohë, jetët e këtyre refugjatëve kanë shënuar shkelje brutale të të drejtave njerëzore, masakra dhe premtime të thyera.
Ata u bënë shënjestër të shumë sulmeve vdekjeprurëse me raketa dhe janë 168 të vdekur nga këto ofensiva, përfshirë dhjetra gra.
Forcat e Sigurisë së Irakut nuk bënë asgjë për të ndalur veprimet e regjimit të mullahëve në Iran.
Por pati në vazhdim sulme tokësore dhe trajtim antinjerëzor mjeksor dhe logjistik nga ana e qeverisë iraniane ndaj refugjatëve që shkaktuan vdekjen e shumë personave, madje edhe pengmarrjen e 9 të tjerëve.
Përpjekjet ndërkombëtare bënë që ata do të transferoheshin në vendet europiane për të ruajtur sigurinë e tyre.
Kjo nismë është përkrahur nga UNDHR, e cila përkrah zhvendosjen e Kampit të Lirisë në Irak, e thekson në një deklaratë se “zbatimi me sukses i kësaj nisme, përveç vështirësive, kërkon që të largohen të gjithë refugjatët në një vend ku të mbështeten nga ndihma e shtetit”.
Politikanët pro-demokratikë e njohin rolin e kësaj organizate si progresiste dhe që synon një të ardhme demokratike për një islam progresiv përballë valës në rritje të ekstremizmit dhe që inkurajon mbështetjen e PMOI.
Unë besoj se progresi i Iranit dhe të gjithë Lindjes së Mesme dhe izolimi i fondamentalizmit, ka si bazë përkrahjen e PMOI dhe tërheqjen e persekutimit nga ana e Iranit.
E themeluar 52 vjet më parë, organizata ka qenë pionere e kundërshtimit të regjimit të Shahut në Iran.
Ishte një përkrahëse e demokracisë, por kundërshtoi ashpër ekstremistët e Kohmeinit që morën pushtetin dhe vazhdoi përpjekjet për të vendosur demokracinë dhe zbatimin e të drejtave të njeriut.
Anëtarët e kësaj organizate kanë qenë intelektualë të njohur dhe të shkolluar në universitetet më të mirë të Iranit, Europës dhe SHBA-së.
Ata dhanë jetën e tyre për të vendosur lirinë në vendin e tyre. Gjatë tre dekadave të shkuara mullahët në Iran kanë vrarë anëtarë dhe përkrahës të kësaj lëvizje opozitare në mënyrat më të tmerrshme, duke u ndjekur nga heshtja e çdo zëri kundër në vend.
Vetën në verën e vitit 1988, rreth 30 mijë mbështetës të PMOI u dërguan në litar në një gjenocid masiv vetëm se mbrojtën idealet e tyre përballë diktaturës.
Një klip- audio shokues i publikuar së fundi në Iran përmban një bisedë ndërmjet të ndjerit Ayatollah Hossein Ali Montazeri, zëvendësi i Khomeinit në vitin 1988, me katër persona të njohur si anëtarë të “Komisionit të Vdekjes”, përgjegjës për zbatimin e vrasjeve dhe gjenocidin, që u bë me urdhër personal të Khomeinit.
Ky klip audio i bërë viral në rrjet shkaktoi një trazim në të gjithë botën dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe krijoi një ide më të qartë për tmerret e regjimit iranian.
Publikimi i tij ka sjellë reagimin për drejtësi kundër zyrtarëve të lartë iranianë që kanë kryer këto krime të tmerrshme.
Edhe pas masakrave të tmerrshme, anëtarët e PMOI refuzuan të braktisin besimin e tyre tek liria.
Kjo është arsyeja e mirë se pse ata mbështeten nga shoqëria civile, organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe politikanë progresivë, gjatë tubimit ritual që zhvillojnë çdo vit në Paris.
Edhe unë mora pjesë në takimin e sivjetshëm.
Më shumë se 100 mijë iranianë u mblodhën së bashku me qindra shtetarë dhe politikanë të profilit të lartë nga të pesë kontinentet.
Në takim morën pjesë edhe politikanë nga Shqipëria, që ndoqën fjalimin e zonjës Maryam Rajavi dhe planin e saj 10 pikësh për të ardhmen e Iranit.
Ajo beson thellësisht në zgjedhjet e lira, barazinë gjinore dhe liritë e njeriut sipas Deklaratës Universale të OKB-së, ndarjes së fesë nga shteti dhe braktisja e ëndrrës bërthamore.
Unë mendoj se mbyllja e kësaj krize dhe terrorizmit ndodhet në duart e tyre.
*Ish-ministër i Jashtëm i Italisë. Editoriali është shkruar posaçërisht për gazetën “TemA”